E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxënësit e Kosovës fillojnë vitin e ri shkollor

Në pjesën më të madhe të shkollave janë bërë përgatitjet e nevojshme teknike e organizative për mbarëvajtjen normale të mësimit, por në disa prej tyre këto përgatitje nuk kanë përfunduar ende. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, bën të ditur se në shkollat ku po punohet, mësimi do të fillojë me vonesë.

Paralelisht me fillimin e vitit të ri shkollor në Kosovë, fillon edhe shpërndarja falas e teksteve për nxënësit e fillores. Autoritetet njoftojnë se tekstet shkollore janë dërguar tashmë në të gjitha shkollat që fillojnë sot procesin mësimor.

Ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Enver Hoxhaj, theksoi përkushtimin e ministrisë që e drejton ai për reforma rrënjësore në procesin arsimor. Ai ka thënë se reforma është fokusuar në ndryshime të kurrikulumit. Sipas tij, në kurrikulumin e ri do t’i jepet më shumë rëndësi mësimit të gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze, si edhe shkencave matematikore natyrore dhe informatikës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›