E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, përplasen aleatët

Partia e kryeministrit Nikolla Gruevski insiston që regjistrimi i popullatës të realizohet nga Enti i Statistikave, bazuar në ligjin ekzistues për regjistrim të vitit 2002. Ndërsa partia e Ali Ahmetit këmbëngul në ngritjen e një komisioni të posaçëm regjistrimi, që të monitorohet nga faktori ndërkombëtar.

Partia shqiptare në qeveri arsyeton se në këtë mënyrë do të ketë një regjistrim sa më efikas. Për BDI-në, Enti i Statistikave e ka humbur besimin e bashkësive etnike

“Pikëpamjet tona që kemi si parti politike do t’i harmonizojmë me ato të VMRO-DPMNE-së, dhe do të hartojmë një projektligj që do t’i dërgohet parlamentit. Qëndrimi ynë kryesor është që të kemi një ligj i cili të garantojë transparencën në radhë të parë, dhe të garantojë inkuadrimin e të gjitha bashkësive etnike në procesin e regjistrimit, që ky të jetë i besueshëm dhe i pranueshëm tek partitë politike në Maqedoni dhe tek komuniteti ndërkombëtar”, deklaroi zëvendëskryeministri shqiptar në qeverinë e Maqedonisë, Abdylaqim Ademi.

Procesi i regjistrimit të popullsisë është mjaft i rëndësishëm për Maqedoninë, pasi aty varet edhe zbatimi i të drejtave që rrjedhin për to.

Regjistrimi i popullatës, amvisërive dhe banesave do të zbatohet nga data 1 deri më 15 prill të vitit 2011. Të dhënat e para mbi bashkësitë në nivel komunash do të publikohen në një afat prej 60 ditësh, ndërsa të dhënat e hollësishme, brenda korrikut të vitit 2012.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›