E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania ofron bursa të plota për programe studimi “Master”

Hapen aplikimet për bursat e studimit që do të ofrojë Britania për programet e studimit “Master”, vitin e ardhshëm akademik. Në kuadër të Programit të Bursave “CHEVENING”, Ambasada Britanike në Tiranë njofton se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ofron bursa të plota për programe studimi “Master” në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar, për vitin akademik 2010-2011. Këto bursa ofrohen për të gjithë ata kandidatë, të cilët aktualisht punojnë në fusha prioritare strategjike në Shqipëri dhe që, mbas përfundimit të studimeve janë të gatshëm që njohuritë e fituara t’i zbatojnë në vendin e tyre. Bursa financohet nga shteti britanik dhe administrohet nga British Counsil. Ato mbulojnë të gjitha shpenzimet e shkollimit, udhëtimit dhe të akomodimit. Programet e studimit për “Master” jepen sipas fushave të mëposhtme: Ekonomik; Financë; Kontabilitet; Administrim-Biznes; Komunikacion; Studime në fushën e mbrojtjes; Gazetari; Studime për integrimin europian; Drejtësi; Marrëdhënie Ndërkombëtare; Shkenca Politike; Administratë publike. Për një informacion më të hollësishëm lidhur me mënyrën e plotësimit të formularit të aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit nga aplikanti, referojuni adresës së mëposhtme të internetit: https://www.chevening.fco.gov.uk/CheveningApplications/CA_Start.aspx#*. Ministria e Arsimit bën të ditur se afati i fundit për plotësimin e aplikimit on-line është data 13 janar 2010, ora 17:00.

Programet e studimit për “Master” jepen sipas fushave të mëposhtme:
Ekonomik
Financë
Kontabilitet
Administrim-Biznes
Komunikacion
Studime në fushën e mbrojtjes
Gazetari
Studime për integrimin europian
Drejtësi
Marrëdhënie ndërkombëtare
Shkenca politike
Administratë publike

6 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›