Britania shfuqizon ligjin për shtetësi

Qeveria britanike do të anulojë ligjin, që i lejon të huajt që pas pesë vjetësh në Britani të marrin lejen e përhershme të qëndrimit dhe më pas shtetësinë britanike.
Po ashtu, qeveria do të kufizojë të drejtën e pjesëtareve të familjeve të këtyre te huajve, qe të bashkohen familjarisht me ta.
Arsyeja e masave te reja nga qeveria e Kryeministrit Cameron është rritja e pakontrolluar e numrit te të huajve, qe marrin të drejtën e qëndrimit të përhershëm në Britani, pas pesë vjetësh qëndrimi kur dhe u lind e drejta për marrjen e pasaportës britanike.
Numri i emigranteve qe kane përfituar ne 15 vjetet e fundit nga ky ligj ne Britani, nga 51 mije veta ne vitin 1997, vitin e kaluar shkoi në një çerek milionë persona.
Ministrja e Brendshme, Tereza May, sipas shtypit vendas, po harton plane për pengesa të reja, që emigrantët do të duhet të kapërcejnë.