Punimet në rrjetin elektrik, 4 qytete pa drita
06/02/2009 OST
Durrësi, Kavaja, Vlora, Lushnja dhe Fieri nuk do të furnizohen me energji elektrike nga ora 12:00 e mesditës së sotme deri në orën 15:00. Operatori i Sistemit të Transmetimit njoftoi se në këto qytete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike si pasojë e punimeve në linjën 220 kv Rrashbull-Tiranë. Operatori i Sistemit të Transmetimit kërkon mirëkuptimin e konsumatoreve dhe biznesit, për shqetësimet që mund të krijohen gjatë 3 orëve të punimeve. Punimet në rrjetet e shpërndarjes së energjisë elektrike janë në vijimësi të punës së planifikuar të investimeve. Dy ditë më parë disa qytete nuk janë furnizuar me energji elektrike për shkak të avarive nga moti i keq. Jo vetëm problemet me motin, por edhe amortizimi i rrjeteve në qytete si Lushnja, Vlora dhe Fieri, kanë bërë që qytetarët të përballen me kufizime të energjisë elektrike. Gjithsesi, grupet e punës të ngritura nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes kanë nisur verifikimin në terren të dëmeve dhe riparimin në një kohë sa më të shpejtë të linjave. Sipas njoftimit të OSSH-së, linja në Lushnjë është riparuar një ditë më parë dhe problemet e hasura në spitalin e qytetit janë mënjanuar. Projekti i investimeve të KESH-it është rreth 30 milionë euro përgjatë tre viteve të ardhshme, jo vetëm në rrjet, por edhe në projektet e digave.