Tetë grupe folklorike ndërkombëtare, në Aulona International Folk Festival
që po punohet për ngritjen e skenave ku do të jepen shfaqjet. Festivali "Aulona International Folk Festival" është pjesë e aktiviteteve të vitit 2010, i cilësuar nga UNESCO si viti ndërkombëtar i komunikimit përmes veprimtarive të kulturës. Organizatorët synojnë ta shndërrojnë atë në një traditë, si një aktivitet me karakter të drejtpërdrejtë burimor e tradicional, duke u udhëhequr nga parimet e CIOFF (Organizata Ndërkombëtare e Organizimit të Festivaleve Folklorike). Në të do të jenë të pranishëm grupe folklorike nga 8 vende të ndryshme të Evropës: Polonia, Sllovakia, Kroacia, Bullgaria, Greqia, Italia, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.Ky aktivitet, që organizohet nga Qendra Kulturore "Bilbilat e Jugut", do të jetë jo vetëm një manifestim i vlerave të folklorit dhe pasurisë shpirtërore të vendeve pjesëmarrëse, por edhe një mundësi për promovimin e resurseve turistike të qytetit të Vlorës. Duhet theksuar se Festivali ka krijuar profilin e një aktiviteti folklorik në shërbim të drejtpërdrejtë të turizmit kulturor dhe në ndryshim nga aktivitete të tjera të ngjashme, që zhvillohen në Vlorë, "Aulona International Folk Festival" ka dimensione ndërkombëtare dhe si i tillë është certifikuar dhe është përfshirë në librin e festivaleve më të mira folklorike në nivel ndërkombëtar.
Last Updated on Friday, 14 May 2010 19:43