Britani, vdes dekani i njerëzimit në moshën 113 vjeçare
Britaniku Henry Allingham, dekan i njerëzimit, sipas librit të rekordeve botërore ''Guinness'', që është gjithashtu më i moshuari ndër ish-luftëtarët e Luftës së Parë Botërore vdiq sot në moshën 113 vjeç, njoftoi azili ku qendronte i moshuari. "Të gjithë në Saint Dunstan janë të trishtuar nga shuarja e Henrit dhe e gjithë keqardhja jonë shkon për familjen e tij", deklaroi Robert Leader, drejtori i Saint Dunstan, shtëpia e pushimit rezervuar për ish-luftëtarët në Ovingdean, pranë Brajtonit në brigjet jugore të Anglisë. Allingham festoi më 6 qershor 113-vjetorin.
Ai u bë disa ditë më vonë dekan i njerëzimit pas vdekjes së japonezit Tomoji Tanabe, sipas librit ''Guinness World Records''. Dekania e njerëzimit për të dy sekset është amerikania Gertrude Baines, në moshën 115 vjeç. Allingham ishte gjithashtu ndër luftëtarët më të moshuar të Luftës së Parë Botërore.
Dy britanikë të tjerë që morën pjesë në Luftën e Parë Botërore janë ende gjallë, Harry Patch, 111 vjeç, që jeton në Mbretërinë e Bashkuar dhe Claude Choules, 108 vjeç që jeton në Australi.