E Shtunë, 31 Tetor 2026

British Airways: Fluturoni në Londër për Krishtlindje

 

Për Krishtlindje British Airways ofron çmime konkurruese për të fluturuar drejt Londrës. Kjo kompani mundëson 5 herë në javë fluturimet nga aeroporti Tirana International Airport dhe aeroportit Gatwick i Londrës. “Kaloni këtë vit Krishtlindje për t’u mbajtur mend. Festoni në Londër. Zbuloni më shumë rreth aktiviteteve në Londër dhe shërbimeve të British Airways”, ky është slogani i vendosur për këtë vit. Sipas kësaj kompanie, nga pema gjigante e Krishtlindjeve në Trafalgar Square, tek këngëtarët festive të qoshes; nga dyqanet e mbushura plot me dhurata tek shitësit e rrugës që pjekin lajthi; ka një ndjenjë kënaqësie dhe hareje që e bën Londrën një vend shumë të veçantë për të qenë atje në këtë periudhë festive të vitit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›