E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama prezanton në njësinë 6 investimet për 2009

 

Në kuadër të turit “Thuaj fjalën tënde”, Edi Rama u ndal dy ditë më parë në njësinë bashkiake nr.6. Ai bëri një prezantim paraprak te projekteve të realizuara si dhe ato çka do të realizohen në vazhdim. Në këtë takim u diskutua edhe për përpunimin e mbeturinave në Landfillin e Sharrës. “Tanimë gjithçka është vënë në kontroll dhe ka filluar përpunimi i mbeturinave sipas standardeve evropiane, në sajë të këmbënguljes së jashtëzakonshme të Bashkisë së Tiranës dhe ndihmës së qeverisë italiane, ndihmë të cilën e kemi garantuar kohë më parë”, tha kryebashkiaku Rama. Sipas tij, në parcelën e dytë në fushën e Sharrës po zbatohet projekti prej 4,6 milionë eurosh nga Qeveria Italiane. Kjo ndërhyrje synon të kontrollojë situatën mjedisore në këtë vend grumbullimi të mbeturinave urbane. Njëkohësisht nga sa bëri me dije kryebashkiaku në programin e “Buxhetit me Pjesëmarrje” përfshihet edhe restaurimi i hapësirave publike. “Por për fat të keq në këtë njësi ato nuk mund të kthehen në vende të cilat i shërbejnë qytetarëve. Shkak për këtë, sipas Ramës, është bërë kthimi dhe kompensimi i pronave, çka do të thotë se këto hapësira janë privatizuar. “”Hapësirat publike që duheshin vënë në shërbim të komunitetit, e kemi të pamundur t’i vëmë në shërbim të komunitetit, pasi në një mënyrë apo në një tjetër, me të drejtë por shpesh herë edhe pa të drejtë, në mënyrë ligjore, por shpesh herë edhe në mënyrë abuzive, këto hapësira janë kthyer te pronari, gjë që ka bërë që kryeqyteti, komuniteti, fëmijët tanë të humbin shumë në këtë drejtim”, bëri të ditur Rama.                    m.sh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›