E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hipertensioni, pacientët 3 medikamente falas

 

Tre medikamente kryesore të sëmundjes së hipertensionit do të mbulohen për 1 vit nga shoqata BerlinShemi. Vlera e tyre është 120 mijë euro dhe pacientët do të mund t’i sigurojnë ato falas. Dje gjatë nisjes së master kursit për hipertensionin Ministria e Shëndetësisë, Anila Godo kërkoi diagnostikim unik të kësaj sëmundjeje në të gjithë vendin. “Çdo diagnozë duhet të ketë koston e saj dhe protokolle trajtimi të përcaktuara mirë”, tha Godo. Ajo u propozoi drejtuesve të këtij evenimenti shkencor për të mbajtur referenca, të cilat do të shtrohen si detyra për ne. Të nxjerrin shërbimet e mangëta apo të munguara në Shqipëri që duhet t’i përballojë Ministria e Shëndetësisë. “Të na detyroni që ne të impenjohemi maksimalisht për gjërat që mungojnë, për menaxhimin sa më optimal të një të sëmuri”, tha ministrja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›