E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr mes adoleshentëve, plagosen 4

ELBASAN - Një sherr banal mes 14 adoleshentëve ka përfunduar me plagosjen e 4 prej tyre. 

Ngjarja ku u plagosën Enea Lazari, 17-vjeç, Rubin Stafa, 15-vjeç, Xhejms dhe Klajdi Lulja 17 vjeç, që të katër me banim në Elbasan, ndodhi mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit të Elbasanit. Ka qenë ora 21:30 kur një grup prej 14 adoleshentësh, në mes të njerëzve që po bënin xhiron e mbrëmjes, kanë shpërthyer në sharje dhe ofendime dhe më pas në konfrontim fizik duke përdorur edhe thika. Për pasojë 4 prej tyre kanë marrë disa plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Pas dërgimit të tyre urgjent në spital, mjekët pohuan se ata ishin jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se policia ka shoqëruar disa persona për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe identifikimin e agresorëve.   a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›