E Diel, 1 Nëntor 2026

S’ka prova, lirohet polici, që priti 10 kg kokainë nga Brazili

TIRANE – Gjykata e Krimeve të Rënda liroi dje nga qelia Jamarbër Qinamin, ish-student i Akademisë së Policisë, i arrestuar një vit më parë pasi mori një pako me 10 kilogramë kokainë në Rinas për llogari të një të njohuri. 

 Kreu i Krimeve të Rënda, Sandër Simoni, i cili shqyrtoi dje kërkesën e Prokurorisë vendosi ta pranonte lirimin e 26-vjeçarit, pasi gjatë hetimit njëvjeçar ka rezultuar se ai ishte i pafajshëm, ndërsa kishte marrë në Rinas pakon për llogari të një personi tjetër, me iniciale Gj.K., tashmë i identifikuar dhe i shpallur në kërkim. Qinami u kap më datë 11 maj të vitit të kaluar gjatë operacionit të koduar “Butik”, kur shkoi te posta për të tërhequr dy pakot që brenda mbanin kokainë të fshehur nëpër reçipeta. Në momentin e arrestimit Qinami ndodhej duke kryer praktikën në komisariatin numër një të kryeqytetit pas kursit 6-mujor të policisë. Hetimet nxorën se pakoja me drogë kishte udhëtuar nga Brazili për në Tiranë ndërsa ishte deklaruar si komplete të brendshme femrash. Në pjesën e sfungjertë të gjoksoreve, trafikantët kishin fshehur pako të vogla kokaine, ndërsa autoritetet gjyqësore e policore të Guardia di Finanza në Varese të Italisë, kishin informacion për mbërritjen në Tiranë të lëndës narkotike, e cila më pas do synonte tregun italian. Mendohet se droga që po transportohej nëpërmjet shërbimit postar “EMS”, është zbuluar teksa kalonte tranzit në aeroportin Malpensa të Milanos.                          fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›