E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti, PD: Rama presion medias

 

Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses së saj ka reaguar në lidhje me raportin e nxjerrë të “Reporterëve pa kufij” për lirinë e medias në Shqipëri. Sipas zëdhënëses Erla Mëhilli raporti është keqinterpretuar, deformuar prej të njëjtëve individë e klane, që çdo ditë raportojnë të pavërtetën mbi situatën në Shqipëri. “Raporti përcjell një mesazh të qartë për të gjithë editorialistët, botuesit dhe pronarët e medias në Shqipëri, për shkak se njihet tashmë mirë, dhe ne e kemi denoncuar vazhdimisht, shantazhin ose ankandin e ashtuquajtur leje ndërtimi = kohë televizive, ku Kryetari i PS Edi Rama është ideatori dhe ndërtuesi i këtij tregu të turpshëm. Me moton “Të jap leje ndërtimi, më jep kohë televizive ose faqet e gazetës”, Edi Rama vazhdon të ushtrojë presionin e tij korruptiv ndaj mediave, duke shtypur lirinë e fjalës dhe duke ndërhyrë deri në përcaktimin e politikave editorialiste në disa media, çka asgjëson çdo lloj standardi etik, profesional e njerëzor”, deklaron Mëhilli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›