E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Numërimi i votave jo në ambiente private

 

Numërimi i Votave për zgjedhjet e 15 nëntorit do të realizohet në ambientet publike. Kështu ka vendosur KQZ-ja, e cila kësaj radhe ka shmangur ambientet private për numërimin e votave për 5 njësitë e qeverisjes vendore. Në mbledhjen e djeshme, KQZ-ja ndryshe nga herët e tjera ka shmangur ambientet private aq të debatueshme mes partive politike. Sipas këtij vendimi, do të jenë tre ambiente për VNV, të cilat sipas propozimit të prefektëve, do të jenë dy ambiente shkollore, si dhe salla e një pallati kulture. Prefekti i Qarkut të Tiranës për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të njësisë bashkiake nr. 10, ka vënë në dispozicion të Zonës së Administrimit Zgjedhor nr. 54, palestrën e  shkollës “Konferenca e Pezës”. Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së nr. 36 në Qarkun e Kukësit për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të komunës Fierzë, mes tre ambienteve të propozuara, KQZ  zgjodhi si më të përshtatshmin palestrën e shkollës 9-vjeçare Fierzë.  Ndërsa VNV për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Komunës Otllak të Beratit u caktua në sallën e Pallatit të Kulturës “Dëshmorët e Lapardhasë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›