E Shtunë, 31 Tetor 2026

"British Airways", shërbime të reja komunikimi në avion

"British Airways" planifikon të hedhë në treg gjatë këtij viti shërbimin e komunikimit telefonik dhe të mesazheve të shkruara për klientët në të gjitha itineraret e rinj të klasit të biznesit nga aeroporti "London City" në aeroportin JFK të Nju Jorkut.

Kjo do të thotë se klientët do të jenë në gjendje të mbajnë kontakt me anë të telefonave të tyre celularë, apo me anë të PDA-ve. Ata, gjithashtu, do të jenë në gjendje të hyjnë në internet dhe të dërgojnë e-maile nga laptopë të pajisur me karta të dhënash GSM. Telefonata me zë mund të lejohen në të ardhmen me kërkesë të klientëve.

BA është e para kompani ajrore britanike që njofton prezantimin e komunikimit të drejtpërdrejtë në fluturime transatlantike. Willie Walsh, drejtori ekzekutiv i "British Airways", tha se "ky është një shërbim i mrekullueshëm për klientët tanë, të cilët ne e dimë që duan të zhvillojnë biznes edhe në ajër, apo thjesht të mbeten në kontakt me anë të e-mailit, ose mesazheve të shkruara.

"Është një përshtatje perfekte për shërbimet ekskluzive për klasin e biznesit që do të hidhet në treg më vonë këtë vit nga aeroporti ‘London City‘ drejt JFK-së".

Ky shërbim do të sigurohet nga "Mobile OnAir", duke përdorur rrjetin GSM/GPRS, rrjetin më të përdorur dhe më të shtrirë në botë për komunikime telefonike të lëvizshme ndërkombëtare. Benoit Debains, drejtori ekzekutiv i "OnAir", tha se "ne ndihemi të ngazëllyer që jemi zgjedhur nga ‘British Airways‘, një nga kompanitë lider të transportit, për të siguruar standardin më të lartë të komunikimit në bord për klientët e klasave të para. ‘British Airways‘ ka kohë që shihet si një lider i industrisë dhe inovator dhe ne jemi entuziastë ta ndihmojmë këtë kompani të pasurojë ofertat e shërbimeve të veta me ‘Mobile OnAir‘".

"British Airways" është gati ta hedhë në treg këtë shërbim vetëm për klasin e biznesit, që do të operojë nga e shtuna deri të premten nga "London City" dhe aeroportit JFK Nju Jork, në vjeshtë 2009. Fluturime të lidhura me Lindjen do të ketë pa ndërprerje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›