Britni Spirs në “Sex and the city”
Pas konfirmimit të aktores Kim Katrall, Kristin Davis dhe Sintia Nikson për vazhdimin e filmit “Sex and the city”, Sara Xhesika Parker vjen me një propozim interesant. Aktorja që do të interpretojë Kerri Bredshou dëshiron që pjesëmarrëse në këtë film të jetë edhe Britni Spirs: “E shoh në rolin e një kushërire ose të mbesës që sapo ka mbërritur në Nju Jork. Do të jem unë ajo që do t’i mësoj truket për të pasur sukses në këtë botë të re”. Orvatja e Sara Xhesika Parker u bë e ditur nga revista “Heat magazine”, e cila po ashtu pohoi se filmi i ri është frymëzuar nga një serial televiziv me sukses të madh në vitet e fundit, me histori të reja. Mesa duket, në këtë mënyrë aktorja parashikon që vëmendja rreth filmit të jetë akoma më e madhe pasi fansat e Britnit janë të shumtë në numër. Ata do të ishin kuriozë të shihnin idhullin e tyre përkrah ikonave të kinemasë si Katrall dhe Parker. Për produksionin ende nuk janë bërë të ditura detajet, por edhe për pjesëmarrjen e Britnit jo gjithçka është e sigurt dhe e qartë. Për këngëtaren problematike, kjo nuk është hera e parë që del para ekranit të madh. Ajo po ashtu ka marrë pjesë në filmin “Crossroads”, i cili është realizuar shtatë vjet më parë.
e
16 Janar 2009