Han, trajneri i tretë më i suksesshëm te Fejenordi
Edhe pse ka drejtuar Fejenordin para gati 12 vjetësh, trajneri aktual i Kombëtares shqiptare, holandezi Ari Han, ende kujtohet për rezultatet që ka arritur me këtë ekip. Kështu, sipas faqes sportweek.nl, Han është trajneri i tretë më i suksesshëm në historinë e Fejenordit nga tetë trajnerët e fundit që e kanë drejtuar këtë klub.
STATISTIKAT
Ari Han ka marrë 2.02 pikë për ndeshje, në 70 ndeshje të zhvilluara midis tetorit 1995 dhe tetorit 1997 (ose 142 pikë). Më mirë se Hani, me 2.20 pikë për ndeshje, është Henk van Ste (prill 200- maj 2000), por për vetëm pesë ndeshje në drejtimin e tij.
Leo Benhaker (tetor 1997-prill 2000), i cili mori drejtimin menjëherë pas Hanit, e ka këtë tregues 2.04 pikë për ndeshje. Trajneri aktual i Hungarisë, Ervin Koeman (1.82 pikë për ndeshje), Rud Gulit (1.82) dhe trajneri aktual i Holandës, Bert van Marvijk (1.91). Më i keqi te Fejenordi është trajneri aktual, Gertjan Verbek, me 1.12 pikë për ndeshje.
KOMBËTARJA
Ari Han do të mbërrijë në Shqipëri në fund të muajit janar, për të ndjekur derbin Dinamo-Tirana (31 janar). Han dëshiron t’i hedhë edhe një sy të fundit performancës së Migen Memellit, përpara se të vendosë ta thërrasë golashënuesin më të mirë aktual të Shqipërisë (10 gola). Trajneri i Kombëtares, Ari Han, u shpreh entuziast për sfidën me Maltën. Gjatë një interviste dhënë për mediat holandezi tha: “Malta është një pengesë që duhet kaluar. Sepse në të kundërt do të ishte një tragjedi. Nuk mund t’i lejojmë vetes një hap fals në një sfidë të tillë. Edhe një barazim do të ishte tragjedi. Në letër jemi ne favoritët”.
16 Janar 2009