E Diel, 1 Nëntor 2026

“Human Rights Watch” për Kosovën: Nuk respektohen të drejtat e njeriut



“Deklarata për pavarësinë e Kosovës nga Serbia në shkurt të vitit të kaluar jo vetëm që dështoi të qartësojë statusin e saj ligjor, por gjithashtu nuk solli ndonjë përmirësim të dukshëm në gjendjen e të drejtave të njeriut”. Kështu ka cilësuar në raportin e fundit organizata për të drejtat e njeriut, “Human Rights Watch”. “Sistemi i dobët i drejtësisë i shkurajon përpjekjet për të ndaluar mosndëshkimin për dhunën etnike dhe krimet e tjera serioze. Pakicat përballen me dhunë dhe dikriminim të vazhdueshëm”, - thuhet në raport, në të cilin sistemi i së drejtës penale vlerësohet të jetë sistemi më i dobët nga të gjitha institucionet në Kosovë. “Paqartësitë në lidhje me statusin e administratës së Kombeve të Bashkuara dhe misioneve pasardhëse të Bashkimit Europian e penguan efikasitetin e tyre”, - thuhet mes të tjerash në raportin e “Human Rights Watch”.

16 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›