E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas Dejvid Bekam, për Armanin zhvishet Viktoria



Ish-Poshi i Spice Sirls tashmë është protagoniste e fushatës botërore të veshjeve intime “Emporio Armani” për femra. Pas Dejvid-it, edhe Viktoria provoi të ishte imazh i fushatës publicitare të Armanit për koleksionin pranverë-verë 2009. Fushata e parë publicitare në të cilën Viktoria ishte protagoniste u realizua në Los Anxhelos nga fotografët më të famshëm të modës, Mert Alas dhe Markus Pigot. Këto foto do të publikohen në pranverë, në revistat e modës në mbarë botën, por edhe në qendrat më të rëndësishme të biznesit, si në Nju Jork, Los Anxhelos, Londër, Milano, Romë, Paris dhe Tokio. “Viktoria Bekam ka padyshim një personalitet intrigues. Këto veshje intime speciale i referohen modës më të fundit, por ajo që na duhej për këtë rast të veçantë ishte pikërisht Viktoria. Ajo me siguri do të dijë të tërheqë vëmendjen dhe të gjithë do të kenë interes të kontribuojnë në rritjen e biznesit të veshjeve intime të ‘Emporio Armanit’ në botë”, - tha Xhorxhio Armani. Ndërsa Viktoria u shpreh: “Është një nder që jam zgjedhur nga Xhorxhio Armani për të përfaqësuar markën “Emporio Armani” dhe së bashku me talentin e Mert dhe Markus pa dyshim do të kemi sukses të padiskutueshëm”.

16 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›