E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Lufta iliro-romake” vjen në teatrin “Oda”



Komedia “Lufta iliro-romake”, që ishte prezantuar premierë gjatë vitit të kaluar në teatrin “Oda”, është rikthyer edhe në repertorin e sivjetshëm të këtij teatri, pas suksesit të madh që shënoi gjatë 2008-s. Madje, këto ditë, shfaqja në fjalë ka filluar të vihet në skenën e “Oda”-s. Në rolet protagoniste vijnë aktorët Naser Rafuna, Ard Islami, Adrian Morina, Lirak Çelaj, Flutura Zeneli dhe Besfort Daka. Skenografinë e kësaj shfaqjeje e ka punuar Petrit Bakalli, ndërsa kostumografinë Yllka Brada.
“Lufta iliro-romake” trajton një pjesë të aktualitetit tonë, por nga perspektiva antike. Përsa i përket stilit dhe lojës së humorit, kjo shfaqje në një farë mënyre është vazhdimësi e komedisë “Tre gjermanët e trashë”, që ishte transmetuar në njërin nga televizionet kosovare. Ndërkaq, komedia “Lufta iliro-romake” është përkrahur edhe nga Ministria e Kulturës në Kosovë.

16 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›