Nis grumbullimi kundër Irlandës së Veriut
Nis aventura shqiptare për miqësore e 3 marsit ndaj Irlandës së Veriut. Kombëtarja kuqezi ka filluar dje në Durrës grumbullimin në prag të kësaj sfide, që do të zhvillojë të mërkurën në orën 20:45 në "Qemal Stafa". Dje në dispozicion të teknikut Kuzhe kanë qenë 4 lojtarë që luajnë në kampionatin shqiptar dhe mesfushori Ervin Bulku, i cili prej disa ditësh është në kryeqytet dhe ishte stërvitur me Tiranën. Ndërkohë që kompletimi i grupit prej 19 futbollistësh, të përzgjedhur nga trajneri Kuzhe për këtë përballje, do të kompletohet vetëm të hënën kur edhe do të mbërrijnë 6 lojtarët e fundit: Beqaj nga Qipro dhe Vangjeli nga Greqia pritet të vijnë në mëngjes dhe Dallku, Curri, Hidi e Agolli nga Ukraina në mbrëmje. Përfundimisht, Mavraj, i parashikuar në listë, ka refuzuar sërish ftesën e Shqipërisë.
#