Fatbardh Jera, i përjashtuari i vetëm
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar listën zyrtare me kandidatët për president dhe për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, që do të garojnë në Asamblenë e Zakonshme Zgjedhore më 9 mars. Tre rivalët për presidencën, kreu aktual, Armand Duka, dhe “sfidantët” Rudi Vata e Refik Halili janë konfirmuar nga Komisioni i Verifikimit. Ndërkohë, mjaft e fortë pritet të jetë edhe gara për organin më të lartë vendimmarrës të futbollit, Ekzekutivin. Për nëntë poste, në Asamble do të konkurrojnë 25 kandidatë. I vetmi, të cilit iu refuzua pjesëmarrja në garë është Fatbardh Jera, ish-futbollisti i Vllaznisë dhe i përfaqësueses shqiptare. për t’u theksuar është fakti se për një vend në KE kandidojnë kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini, kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Bime, si edhe dy deputetët Kreshnik çipi dhe Fatos Hoxha.
#