E Diel, 1 Nëntor 2026

Brojka: Në PD do e nis nga e para

Albert Brojka ka vendosur tashmë rikthimin në jetën aktive të politikës. Në një intervistë për mediat vizive, Brojka tha se rikthimi i tij në Partinë Demokratike është i natyrshëm dhe se ai do ta nisë karrierën në PD nga e para. Brojka tha se karriera e tij do të nisë si anëtar i thjeshtë i PD-së në sesionet e kësaj partie në Tiranë. Albert Brojka është një ndër ish-funksionarët e lartë të Partisë Demokratike në vite, i larguar në vitin 2000 nga strukturat e saj, pasi u largua si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ai ka vlerësuar pozitivisht këto tre vjet qeverisje të së djathtës, por i njëjti vlerësim nuk ka qenë për strukturat e partisë, që sipas tij, pozitat e PD-së do të ishin më të forta në rast se postet në parti do të ishin të ndara me ato në qeveri.

“Eagle Mobile” hedh shortin për koncertin e Madonës

Kompania celulare “Eagle Mobile” ka hedhur shortin për 500 abonentët e saj, të cilët së bashku me një mik apo të afërm të tyre do të ndjekin koncertin e Madonës në Budva. Abonentët me fat u përzgjodhën nga një numër total prej 5 mijë mesazhesh, të cilët janë dërguar falas nga abonentët e “Eagle Mobile”. Kjo është hera e parë, që një aktivitet i përmasave kaq të mëdha zhvillohet nga një kompani celulare në të gjithë Evropën. Fituesit do të nisen Tirana në datën 25 shtator, për të kaluar 24 orë në Mal të Zi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›