Dorëheqja e Ramës, nisin përjashtimet në bazën e PS
Nisma e disa anëtarëve të Partisë Socialiste të Fierit ka shkaktuar reagim të ashpër nga PS-ja në qendër. Kjo është ajo që pretendojnë përfaqësues të lëvizjes për politikë institucionale në Fier. Sipas LPI-së, dega Fier, menjëherë pasi 40 anëtarë kërkuan mocion mosbesimi për kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, nisi vala e përjashtimeve nga partia. Kreu i LPI-së në Fier, Artan Marku, tha dje se është i pari i përfshirë nga kjo valë përjashtimesh, pa shkak dhe motivacion, prej kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama. "Shkarkimet tona kanë ardhur fill pas asaj që ne i kërkuam publikisht Ramës, dorëheqjen. Me emrin tim vijuan edhe një sërë shkarkimesh të tjera, ende të pamotivuara”, - deklaroi Marku. Marku vlerësoi “se kjo është përgjigjja që dhanë udhëheqësit aktualë të partisë Socialiste Fier ndaj mocionit të mosbesimit për kryetarin e Partisë Socialiste e të Bashkisë Fier, si dhe ndaj konferencës për shtyp lidhur me dorëheqjen e z. Rama, gjë që ishte e menjëhershme. “Partia Socialiste në Fier është përfshirë tashmë nga vala e përjashtimeve”, - ka vijuar Marku. Ndërkohë mësohet se Hadër Cako, Engjëll Kumaraku, e shumë të tjerë janë përjashtuar tashmë nga Partia Socialiste, pavarësisht se atyre nuk u është bërë i ditur motivi. Marku shprehet gjithashtu që këto përjashtime kanë lidhje direkte me qëndrimet që këta anëtarë partie kanë mbajtur ditët e fundit. "Këto përjashtime vërtetojnë dhe një herë dështimin e politikës së re të z. Rama, e cila në thelb është përjashtuese e arbitrare", - shtoi më tej Marku. Gjithashtu bëhet e ditur që pas një mbledhjeje urgjente të Asamblesë së rrethit është shkarkuar me urdhër sekretari i saj, z. Maksim Goga dhe në vend të tij është emëruar Xhevit Bushi.
PS
Ndërkaq, pas këtyre deklaratave të bëra nga të shkarkuarit, kreu i Partisë Socialiste për Fierin, Arjon Muçaj, ka deklaruar se emri i Artan Markut është çregjistruar përpara dy muajsh, duke mohuar më tej largimin e Ëngjell Kumarakut. Në të njëjtën kohë Muçaj ka treguar se në traditën e kësaj partie raporti i përjashtimeve është shumë më i ulët sesa ai i anëtarësimeve të reja. "Nuk e kemi përjashtuar këto ditë Artan Markun. Përjashtimi i tij është bërë para dy muajsh, kur Marku kaloi me LPI-në. Në atë kohë u bë përjashtimi edhe i Hadër Cakos. Ndërsa nuk ka pasur të tjerë emra që të kenë rezultuar të shkarkuar nga ana jonë. Një pjesë e shkarkimeve bëhet edhe për një sërë arsyesh si për shembull, kur personi largohet me banim nga Fieri, kur nuk paguan kuotat e përcaktuara etj.”, - është shprehur Muçaj.
PS-ja Fier, pse kërkoi mocion ndaj Ramës
Dy javë më parë, baza e Partisë Socialiste ngriti krye kundër politikave që po ndjek kryetari aktual i saj, Edi Rama. Anëtari i Asamblesë së PS-së në Fier, Hadër Cako, i cili përfaqësonte një grup socialistësh që ishin kundër mënyrës së drejtimit të partisë nga Rama, e akuzuan atë për neglizhencë në problemet që ka pasur kjo degë. Kjo kërkesë erdhi pas takimit të datës 4 shtator në këtë qyteti, kur Rama krijoi Bordin e Dialogut me Shqipërinë. Sipas Cakos, “në këtë takim Rama tregoi edhe një herë qëndrimin e tij arrogant e të papërgjegjshëm, gjë që sjell ndërmend praktika dhe qëndrime që janë ndjekur nga Partia Demokratike". Baza socialiste nuk ngurroi ta krahasojë dhe me kundërshtarin politik, Sali Berisha, duke e akuzuar për autoritarizëm në drejtimin e partisë. “Ne denoncojmë këtë qëndrim përtej së majtës e së djathtës, duke i bërë thirrje Edi Ramës të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë, veprim i cili është në të mirë të PS-së e të tij”. Sipas socialistëve fierakë, “ka ardhur momenti që ky vend të shkëputet një herë e mirë nga autoritarizmi e tipat diktatorialë si Rama e Berisha”. Në po të njëjtën deklaratë ata u shprehën se do të vazhdojmë të jenë anëtarë të Partisë Socialiste. “Vëmë re që në harkun kohor të 3 vjetëve po e rrënon me praktikat dhe me idetë e tij anarkiste z. Edi Rama, i cili nën petkun e kryetarit të PS-së, po deformon thelbin dhe po denigron vlerat e vërteta të saj dhe do ta kthejë në një parti të njëjtë me PD-në e z. Berisha, ku dëgjohet vetëm një zë (ai i kryetarit) dhe të tjerët janë të pavlerë, thjesht skllevër”, - përfundonte deklarata e disa prej anëtarëve të PS-së së Fierit.