Të pastrehët, gati 750 banesa me kosto të ulët në 5 qytete
Drejtori i Entit të Banesave, Ilir Proko, ka bërë të ditur se këto apartamente do të ndahen brenda këtij viti
Të pastrehët në qytetet kryesore do të kenë mundësi të blejnë banesa me koston e ndërtimit. Drejtori i Entit të Banesave, Ilir Proko, bëri të ditur se brenda këtij viti pritet të ndahen 750 apartamente, të shpërndara në mbarë vendin, për qytetarët e pastrehë. Këto banesa do të shiten për familjet më në nevojë me kosto të ulët. Proko bëri të ditur se vetëm Tirana do të ketë 220 apartamente, ndërsa pjesa tjetër do të jenë në qytetet e Shkodrës, Durrësit, Kavajës dhe Korçës. Drejtori ka shpjeguar se kësaj here projekti do të jetë më i mirë jo vetëm nga ana e cilësisë së ndërtimit, por edhe nga mënyra e menaxhimit të tij. Pallatet do të jenë nga 8 kate, me përjashtim Durrësin dhe katet e para do të administrohen nga vetën Enti i Banesave, të cilat do të kthehen në dyqane. Shitja e tyre me kushte tregu do të mundësojë fonde shtesë që do të përdoren për ndërtime të tjera për të pastrehët. “Katet e para janë kthyer në dyqane pavarësisht se ishin programuar si apartamente, ndaj dhe kësaj radhe katet e para do të përdoren nga Enti, për të krijuar mundësi financiare për të investuar më tej”, - është shprehur Proko.
Përfituesit
Sipas ligjit, ekzistojnë edhe mundësi të tjera për të përfituar banesë. Mund të merret një kredi me kushte shumë të favorshme që e mundëson shteti dhe mund të strehohesh. Gjithsesi, Enti mund edhe të shesë banesa nga ato që ndërton. Shitjet e Entit janë me vlera më të ulëta sesa tregu i ndërtimeve, apartamenteve edhe për qytetarë të tjerë, nga fondet e të cilave përfiton rreth 4 për qind, që përdoren për nevojat e institucionit. Qeveria ka miratuar një vendim, që të pastrehët mund të blejnë, me ndërhyrjen e shtetit, banesa me koston e ndërtimit. Sipas vendimit, të pastrehët që janë të regjistruar si të tillë në organet e pushtetit lokal, mund të përfitojnë shtëpi sa kostoja e ndërtimit dhe pjesën tjetër e subvencionon shteti. Kështu çdo i pastrehë që ka pak mundësi financiare mund të blejë shtëpi. Blerja e një banese mund të bëhet edhe me kredi ose me këste. Qeveria ka përcaktuar se blerja e banesave me kosto të ulët në treg, do të bëhet në bazë të çmimit kufi, të përcaktuar si mesatare e çmimit, me të cilin janë shitur banesat në tregun e lirë. Banesat me kosto të ulët, si rregull, blihen në qytete ku çmimi і shitblerjes së tyre në treg është më і ulët ose і barabartë me koston e ndërtimit të banesave nga shteti. Në qytete të tjera, banesë me kosto të ulët mund të blihet për zgjidhjen e rasteve emergjente të strehimit.
Kushtet financiare për familjet e pastreha
Qeveria ka parashikuar edhe pagesën me anë të kredisë për të pastrehët, të cilët duhet të paguajnë truallin me vlera tregu, por do të kenë lehtësi në marrjen e kredive me interes minimal prej 2 për qind në vit. Shumë familje të pastreha, të cilat paraprakisht klasifikohen për t'u trajtuar me banesa me kosto të ulët, të cilat në çastin e paraqitjes së kërkesës pranë zyrës përkatëse të bashkisë nuk kanë në pronësi një banesë, si dhe familjet, që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit, kanë mundësi që duke paguar jo më shumë se 30 për qind të të ardhurave të tyre në muaj kredi. Familja, që ka përfituar banesë me kosto të ulët, nuk mund t'i kalojë të drejtat që ajo ka mbi këtë banesë te një person tjetër, apo ta lëshojë atë me qira gjatë periudhës së shlyerjes së kredisë. Në rast se një familje prej katër personash me të ardhura prej 14 mijë lekësh për frymë, merr një sipërfaqe rreth 80 m2 me një vlerë prej afro 4 milionë lekë. Në bazë të kësaj skeme ajo duhet të paguajë rreth 20 mijë lekë në muaj kredi. Duke marrë si kusht minimal që një familje me 4 persona t’i ngelen për shpenzime pas pagesës së kredisë rreth 40 mijë lekë, në këtë skemë futen ato familje të cilat kanë të ardhura mujore deri në 56 mijë lekë në muaj.