Fjalimi i Presidentit Topi në OKB, edhe për Kosovën
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, niset sot drejt punimeve të sesionet të 63-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku pritet të mbajë një fjalim dhe një pjesë e tij do të përmbajë mesazhin e shtetit më të ri, Kosovës. Mësohet se në këtë sesion të OKB-së, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, do të jetë i ftuar, por pa të drejtë fjale përpara udhëheqësve të mbi 190 vendeve të botës. Këtë pjesë duket se do e zgjidhë Presidenti shqiptar, Topi. Ai do të mbajë një fjalim përpara Asamblesë së Përgjithshme, ku në qendër të tij do të jenë reformat në Shqipëri, por në emër të stabilitetit rajonal, Topi pritet të kërkojë nga të gjithë krerët pjesëmarrës, njohjen e shtetit kosovar. Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, ku është bërë e ditur edhe axhenda e Presidenti Topi, në seancën e posaçme të debatit të përgjithshëm, kryetari i shtetit shqiptar do t’iu drejtohet të pranishmëve në këtë veprimtari me një fjalë, në të cilën do të përshkruhen arritjet dhe sukseset e Shqipërisë në rrugëtimin e saj euroatlantik. Ne detajet e bëra publike nga Presidenca, bëhet e ditur se Topi do të flasë për vizionin dhe bashkëpunimi e Shqipërisë me Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe organizma të tjera ndërkombëtare, kontributin e vendit tonë në luftën globale kundër terrorizmit dhe sfidat kryesore me të cilat përballet sot njerëzimi. Presidenca ka bërë të ditur njëkohësisht se fjalimi i kreut të shtetit do të theksojë qëndrimin tashmë të njohur mbi shtetin më të ri ballkanik të Kosovës dhe marrëdhëniet e bashkëpunimit rajonal e më gjerë.
Takimet
Sesioni i 63-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të ketë hapësira për t’u shfrytëzuar edhe në takime dypalëshe mes liderëve të botës, për problemet më aktuale në të cilat globi shqetësohet sot. Në kuadër të kësaj vizite, Presidenti Topi do të zhvillojë një sërë takimesh pune me homologë të tij, si dhe autoritete të larta drejtuese të shteteve pjesëmarrëse. Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Presidenti i Republikës do të jetë i pranishëm në takimin e organizuar nga Presidenti amerikan Xhorxh Bush dhe Presidenti i Irakut, Jalal Talabani, me vendet që kanë kontribuar në Irak. Gjithashtu, kryetari i shtetit është i ftuar në forumin “Iniciativa Globale Klinton”, si dhe do të marrë pjesë në takimin e sfidave të përmbushjes së Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të diskutojë dhe të marrë vendime për disa nga temat me shqetësuese në botë, si mbrojtja e mjedisit, ngrohja globale, kriza financiare, si dhe lufta kundër terrorizmit.
Topi, në 100-vjetorin e Kishës së Nolit në Amerikë
Presidenti i Republikës, gjatë vizitës në Nju Jork, do të marrë pjesë në një përkujtim të veçantë të organizuar nga shqiptarët e Bostonit. Bashkësia shqiptare në Boston, e njohur si “Vatra” e famshme, do të përkujtojë 100-vjetorin e themelimit të Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare në Amerikë dhe kontributin e rëndësishëm historik të Fan S. Nolit në krijimin dhe ruajtjen e Autoqefalisë së saj. Presidenti shqiptar do të mbajë një fjalim për qindra shqiptarët pjesëmarrës në këtë përkujtim.