Topalli: Hyrja në NATO, shpërblimi ndaj të rënëve në komunizëm
Fshati Mursi, vetëm 30 kilometra larg Sarandës, njihet si më i persekutuari nga regjimi komunist, ku gjatë 50 viteve, banorët e tij janë dënuar me 1200 vite burg, mes tyre edhe 7 gra. Sot në këtë fshat ndodhen pothuajse vetëm të moshuarit e tretë, të cilët edhe pse vuajtën më shumë nën regjimin e kaluar, jetojnë ende në fshatin e tyre “të mallkuar” nga komunizmi. Për të respektuar ëndrrën e tyre për liri, banorët e fshatit u vizituan dje nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila së bashku me banorët e Mursit, përuruan një përmendore me emrat e familjeve më të goditura. Në majën e kësaj përmendoreje ishte gdhendur një krah pëllumbi, që sipas banorëve, të cilët e ngritën këtë statujë me shpenzimet e veta, simbolizon ëndrrën për të qenë të lirë.
Në fjalën e rastit, Topalli u shpreh se ëndrra e të rënëve në regjimin makabër po shpërblehet sot. Duke dashur të simbolizojë këtë ëndërr, Topalli u shpreh se hyrja në NATO, në aleancën më të madhe në botë, është shpërblimi për 1200 vitet e burgut, 50 viteve robëri, si dhe për të rënët nën atë regjim. “Kjo është një ditë, në të cilën ne nderojmë ata që bënë të mundur që Shqipëria të jetë sot këtu ku është. Ne duhet t’i kujtojmë shumë shpesh banorët e këtij fshati me shpirt perëndimor, që vuajtën 1200 vjet burg dhe internime. Kjo është tragjike, mizore. Ai regjim ka qenë antinjerëzor, aq i pamëshirshëm, sa nuk ka pasur shok në vendet e tjera ish-komuniste. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja pse tranzicioni ynë ka qenë i vështirë. Por ne të gjithë bashkë ndihemi mirë që po plotësojmë ëndrrën e tyre për liri. Sot ne kemi marrë ftesën për NATO, po mbyllim ratifikimin e MSA-së dhe ndoshta për pak muaj do të bëhemi anëtarë të NATO-s, të aleancës së lirisë, të asaj lirie për të cilën ata u sakrifikuan”, - u shpreh Topalli përpara banorëve të Mursit.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe deputeti demokrat, Leonard Demi, i cili vlerësoi sakrificën e dhjetëra banorëve të Mursit, që pavarësisht persekutimit të pashembullt komunist, nuk u bënë pjesë e atij regjimi të egër totalitar, duke ëndërruar e luftuar për demokracinë. Kryetari i Komunës Xarrë, Dhimo Kote, falënderoi kryetaren e Kuvendit për këtë vizitë në fshatin e tyre njëkohësisht edhe vëmendjen e qeverisë “Berisha” për investimet e bëra në rrugë e infrastrukturë.
Së bashku me gratë më të vjetra të fshatit, Topalli zbuloi më pas përmendoren në qendër të fshatit, ku në çdo faqe të saj janë gdhendur emrat e të rënëve, mes të cilëve edhe 7 gra të dënuara politikisht. Në fund të kësaj ceremonie, Topalli u shpreh se “ndihem e nderuar që jam në fshatin tuaj, duke ndarë bashkë më ju kujtimet për të dashurit tuaj, që sakrifikuan për gjithë Shqipërinë, për gjithë shqiptarët”.
Topalli, drekë për fëmijët jetimë në Sarandë
Në fund të vizitës së saj në Sarandë, kryetarja e Kuvendit shtroi një drekë për fëmijët e Shtëpisë së Fëmijëve të këtij qyteti. Kryetarja e Kuvendit drekoi dhe bisedoi me fëmijët për dëshirat dhe idetë e tyre, si dhe u shpërndau disa dhurata. Duke kaluar disa momente të këndshme, ajo bisedoi me ta për shkollimin, ëndrrat dhe dëshirat e tyre. Së bashku me këta dhjetëra fëmijë, Topalli lëshoi një mesazh nga qyteti jugor, duke kërkuar më shumë vëmendje për fëmijët në nevojë. Ajo bëri thirrje jo vetëm për shtetin por për mbarë shoqërinë, për të qëndruar pranë fëmijëve. Gjatë pasdites, Topalli ka vizituar edhe shahistët e qytetit të Sarandës, me të cilët ka zhvilluar edhe një lojë shah.
QS, debat për vlerat dhe demokracinë
Spektakël dhe debat politik, ky ishte formati që Fondacioni “Qemal Stafa” dhe Partia Laburiste Britanike, në bashkëpunim me Bashkinë e Korçës zgjodhën për të debatuar së bashku me të rinjtë në qytetin e Korçës mbi sistemin e vlerave shoqërore dhe demokracinë. Në hapje të takimit, drejtori ekzekutiv i Fondacionit “Qemal Stafa”, z. Saimir Tahiri, deklaroi se "këto 18 vjet demokraci, duket sa kanë kontribuar në ngjizjen e një sistemi antivlerash, e një morali kokëposhtë. Ndoshta kjo qeveri më shumë se të tjerat, ky Kryeministër më shumë se të tjerët, ka kontribuar dhe kontribuon që hajduti të jetojë më mirë se i ndershmi, që krimineli të jetojë më mirë se ai që fiton bukën e gojës me punë dhe djersë”. Ndërsa deputeti i Korçës, Ben Blushi, deklaroi se shoqëria njerëzore ka ngritur ligje për të ruajtur vlerat. “Në qoftë se nuk do të kishte shtet dhe ligje, atëherë vlerat nuk do të ruheshin, por do të dominonin antivlerat. Kur flasim për politikën, flasim për vlerat, për demokracinë. Ne të gjithë jemi subjekt dhe objekt të konkurrencës dhe këtë të drejtë na e jep demokracia. Kryesisht mendoj se vuajtja na vjen për shkaqet tona dhe ka vetëm dy mënyra për të ndryshuar politikën: të votosh pro ose kundra, ose të marrësh pjesë vetë. Nuk ka arsye për pesimizëm. Të rinjtë duhet të bëhen pjesë aktive dhe konkurruese e politikës”.
Meta, takim me gratë në kryeqytet
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi një takim me gra dhe vajza të njësisë numër katër në kryeqytet. I shoqëruar nga nënkryetarja Filloreta Kodra, kreu i LSI-se theksoi se ka ardhur momenti që statusi i grave në shoqëri, por edhe në politikë të ndryshojë dhe ato të marrin vendin që u takon. Meta fokusoi faktin se problemet e grave nuk qëndrojnë tek baraspeshimi i përfaqësimit të tyre politik 50 me 50 me meshkujt, siç propagandohet nga partitë e mëdha, por tek integrimi i tyre i plotë në të gjitha shkallët e shoqërisë, ku roli i saj duhet të jetë primar. Kryetari i LSI-së sulmoi ashpër edhe qeverinë, të cilën e akuzoi se me rritjen e pakontrolluar të çmimeve po shkatërron ekonominë e familjeve shqiptare. Sipas Metës, kjo vjen sepse në vend ka një kastë politike që synon të drejtojë për interesa personale pa transparencë dhe me politika përjashtuese. Ndërkohë me nisjen e bërjes së ligjit të ri zgjedhor, çështja e kuotave të përfaqësimit të grave në politikë mbetet ende një problem. Vetë grupi i deputeteve në Parlamentin aktual ka kërkuar përfaqësimin e një shifre sa më të lartë.