Kryeministri Berisha dënoi aktin terrorist në Pakistan
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, ka dënuar dje aktin terrorist në Pakistan. Nëpërmjet zëdhënëses Juela Meçani, Berisha ka shprehur dhimbjen për familjarët e viktimave dhe ka shprehur ngushëllimet e tij. Kreu i qeverisë shqiptare e ka dënuar këtë akt, duke e cilësuar terrorist. “Ky akt, si pasojë e të cilit humbën shumë jetë njerëzore dhe u plagosën shumë të tjera, së bashku me akte të tjera të kohëve të fundit siç ishte ai në Jemen, pranë ambasadës amerikane, dëshmojnë se lufta kundër terrorizmit drejt e në foletë e tij është vendimtare për të fituar betejën kundër armikut aktual më të egër ndaj njerëzve të lirë. Kryeministri Berisha bashkohet me dhimbjen e thellë të familjarëve të viktimave dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, si dhe i shpreh solidaritetin qeverisë pakistaneze në luftën dhe përpjekjet e saj kundër terrorizmit”, - deklaroi zëdhënësja e Kryeministrit Berisha.
PBDNJ, sot kërkesë zyrtare Berishës për largimin e Barkës
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut pritet të mbledhë ditën e sotme kryesinë e saj për të zyrtarizuar kërkesën ndaj Kryeministrit Sali Berisha, për largimin nga kabineti qeverisës, ministrin e saj, Kosta Barka. Burime pranë kësaj partie, ende nuk bëjnë të ditur se kush do të jetë kandidatura që PBDNJ-ja do t’i propozojë Kryeministrit Berisha, por anëtarët e kryesisë së kësaj partie janë të bindur se Berisha do të respektojë vendimin e tyre. Largimi i ministrit Barka nga kabineti, ende nuk e ka një arsye nga lidershipi i PBDNJ-së, por bëhet e ditur se kohët e fundit mes ministrit Barka dhe kryetarit Vangjel Dule, ka pasur një konflikt në lidhje me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punës, Andrea Mato, të cilin ministri Barka e kishte shkarkuar nga puna. Në deklaratat e tij publike, ministri Barna, njëkohësisht nënkryetar i PBDNJ-së, ka shprehur habi për këtë kthesë të partisë së tij. Duke folur për mediat vizive, aleatët e PD-së duket se janë dakord me këtë lëvizje, në rast se e miratojnë strukturat e PBDNJ-së. Republikanët dhe reformatorët i sugjerojnë Kryeministrit të marrë seriozisht kërkesën e PBDNJ-së, duke aprovuar kështu lëvizjen në kabinet, por ata theksuan se lëvizje të tjera nuk janë të nevojshme në kabinetin ekzistues. Arjan Madhi tha se zoti Berisha duhet të respektojë kërkesën e PBDNJ-së dhe këtë ide ka mbështetur edhe Tritan Shehu. Largimi i ministrit Barka lë hapur çdo mundësi për të pasur lëvizje të tjera në kabinetin qeverisës. Nga ana tjetër, edhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës i ka kërkuar një përfaqësim ministror Kryeministrit Berisha.