Miftiu i Gostivarit, verifikohet fajësia e policit
07/01/2005
TIRANË -Ish-efektivi i komisariatit të policië së Pukës, i cili u arrestua me akuzn e bashkëpunimit në pengmarrjen e Myfiut të Gostivarit Irfan Idrizi, besohet se nuk ka patur dijeni për pengmarrjen. Tonin Gjini, me detyrë në policinë e qytetit të Pukës, është arrestuar në datën 28 dhjetor, pasi gjatë kontrollit të makinës së tij, rezultoi se ai, ishte mjeti që kishte transportuar negociatorin e pengmarrjes. Sipas hetimit, Mezim Bexheti, negociator për lirimin e hoxhës së Gostivarit, dyshihej se ishte transportuar nga Fushë-Arrëzi në qytetin e Vlorës, me një Benz 190 me ngjyrë të bardhë. 42-vjeçari Tonin Gjini, u akuzua se e kishte kryer transportimin e negociatorit, duke patur dijeni për pengmarrjes dhe duke e ditur se në qytetin e Vlorës mbahej i fheshur hoxha i rrëmbyer i Gostvarit, Irfan Idrizi. Prokuroria e Krimeve të Rënda, i këroi Gjykatës pak ditë më parë, shtyrjen e afateve të hetimit edhe tre muaj të tjerë. Gjatë kësaj kohe, disa dëshmi të dosjes, do të verifikohen ashtu sikurse edhe disa prova të hetimit. Hetuesit dyshojnë se dëshmitë nuk qëndrojnë. Porkuroria dyshin se dy persona që kanë kryer funskionin e negociatorëve për lirimin e Irfan Idrizit, janë të implikuar në pengnmarrje. Hetuesit i shohin me dyshim, dëshmitë sipas të cilav, polici i komisariatit të Pukës, kishte dijeni për vendndodhjen e pengut. “Unë nuk kam bërë pazar me pengmarrësit dhe nuk mbaj mend të më ketë kërkuar ndokush që të transportoj dikë në Vlorë. Nuk kam qenë në qytetin e Vlorës, që në vitin 1985, kur kam qenë në një kurs. Makinën e kam pa dokumenta ndaj nuk kam lëvizur asnjëherë jashtë qytetit të Pukës. Në kohën kur është kryer krimi për të cilin akuzohem, unë kam qenë në komisariat dhe për këtë, atje ekziton edhe listëprezenca zyrtare”, ka pohuar para hetuesve, polici i arrestuar. Policia ka arrestuar në datën 19 prill të vitit të shkuar në qytetin e Kukësit shtetasit Basri dhe Beqir Shahu. Ata u prangosën me akuzën e pjesëmarrjes në marrjen peng të Irfan Idrizit. Masar Ameli dhe Shkëlqim Alushi janë vënë në pranga të policisë disa kohë para aksionit të 19 prillit të një viti me parë, ndërsa edhe dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, për pengmarrjen. Irfan Idrizi vëlla i biznesmenit të njohur nga Gostivari, Gajur Idrizi, është rrëmbyer në rrugën nacionale në dalje të Gostivarit në vitin 2002. T.Sokolaj