Napoli, vritet njëri prej krerëve të Camorras
07/01/2005
Njëri prej katër eksponentëve kryesorë të organizatës napolitane të mafias Camorra, është vrarë mëngjesin e djeshëm. Eduardo Bova, 28 vjeç, është ekzekutuar dhe besohet se autori i vrasjes, është një killer profesionist i cili vepron për llogari të grupimeve të tjera kriminale të lokalitetit. Viktima e katërt e kësaj rradhe, brenda mafias napolitane, i kishte shpëtuar me shkëmbim zjarri, një aksioni të policisë pak ditë më parë. Aturitetet e qytetit të Napolit, besojnë se viktima, pak kohë para se të vritje, ka qenë autor i kërcënimit të një zyrtari italian, i cili kujdeset për programet antimafia në rajonin e Napolit. Vrasja e djeshme e njërit prej krerëve të Camorrës, ka qenë makabre. Dy plumba kanë përfunduar në trupin e viktimës, duke e lënë atë të vdekur në vend. “Mendojmë se është një luftë. Një luftë e cila prej vitesh zien dhe ka plasur dy muajt e fundit. E në mënyrë të veçantë javën e fundit, kur katër anëtarë të familjes mafioze Camorra, kanë marrë lamtumirën e fundit nga të betuarit e tyre për shkak të vrasjeve me anë të atentateve”, thonë hetuesit napolitan që po merren me vrasjet e fundit. Sipas hetuesve, besohet se killeri i cili qëlloi duke lënë të vdekur në asfalt njërin prej krerëve të Camorrës, mund ta ketë marrë urdhërin pak kohë më parë, në bujtinën e kryemafiozit Di Lauro.