E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano: Berisha është Tsunami ynë

07/01/2005  Kryeministri Fatos Nano, në një intervistë për "Shqip", është shprehur se shqiptarët kanë shprehur vullnetin për të ndihmuar Azinë, ndërsa kreun e PD-së, Sali Berishën, e ka cilësuar si Tsunamin e vendit. "Unë besoj në thelb se moskoordinimi i shqiptarëve, me përjashtim të opozitës, shpreh zellin dhe vullnetin e tyre për të konkurruar pozitivisht. Pra, nuk e keqkuptoj atë që shfaqet si mungesë koordinimi mes institucioneve, apo përfaqësuesve të Shoqërisë Civile në dobi të shprehjes së solidaritetit me popujt e tjerë në nevojë. Natyrisht, kjo gjë nuk mund të bëhet pa koordinimin e Ekzekutivit, apo të administratës dhe prandaj Qeveria ndërhyri në momentin e duhur, pavarësisht nga spekulimet lidhur me prezencën e Kryeministrit afër apo larg vendit të tij, apo vendit të katastrofës. Për abuzimin banal të liderit të opozitës, apo të ndonjë pjese tsunamiste të medias opozitare për vendndodhjen e Kryeministrit, më lejoni të them që unë nuk do të doja ta shfrytëzoja këtë rast për t’u kujtuar shqiptarëve se kush është tsunami i tyre dhe se sidoqoftë më vjen keq që opozita e Berishës vazhdon të mbetet shumë më larg Shqipërisë sesa Dubai, apo iniciativat e solidaritetit global, për të cilat kam kohë që jam në pritje që opozita të bashkohet, qysh nga Samiti i NATO-s në Stamboll, deri te të gjitha veprimet apo marrëveshjet ndërkombëtare që afrojnë botën moderne te zhvillimi ynë progresiv, tek integrimi në realitetet evropiane, apo te kontributet tona për sigurinë dhe paqen në rajon dhe në botë", tha Nano.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›