E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inspektimi i gjykatave, replika mes anetareve

Inspektimi ne gjykatat e vendit nuk duhet paralajmeruar. Ne kete rast gjyqtaret nuk do te zvarrisin gjyqet e tyre dhe do te jene me shume eficente. Keshtu eshte shprehur dje nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu, gjate mbledhjes se radhes. "Te besh nje kalendar per inspektime nuk eshte e lehte, por kjo gje do te conte ne deshtimin e inspektimeve, pasi gjyqtaret do te jene te lajmeruar dhe do te ruhen", tha numri dy i institucionit gjate fjales se tij. Por tema e diskutuar eshte shoqeruar edhe me dabate e kontestime, pasi eshte kerkuar nje kalendar inspektimi nga disa prej pjesmarresve. Vete Spahiu e ka hedhur poshte pretendimin per kalendar, pasi e vleresoi si informacion per gjyqtaret. Ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, beri te ditur se, "gjyqesori eshte i mbushur me doza te larta te korrupsionit dhe indeficenses". "Duhet hequr dore nga proteksioni dhe seleksionimi", u shpreh kreu i drejtesise. Sipas tij duhet te kontrollohet puna e te gjithe gjyqtareve ne menyre te tille qe te kete dhe pavaresi te gjyqesorit, duke kerkuar bashkerendim te punes midis dy inspektorateve, te Ministrise se Drejtesise dhe te Keshillit te Larte te Drejtesise. Nderkohe qe anetari Artan Gjermeni, deklaroi se ne statistikat qe disponohen ne Keshill, rezulton vetem nje precedent. Sipas Gjermenit, ende nuk dihen rezultatet e inspektimit te bere ne Gjykaten e Dibres. Kete deklarate e ka mbeshtetur edhe anetari Thimio Kondi, i cili u shpreh se ende nuk dihen masat qe jane marre per rastin e Dibres.
R.C
Thane:
Artan Gjermeni
"Inspektimi duhet te realizohet me solemnitet dhe me estetike gjithashtu. Duhet te merret gjyqtari me nivelin me te larte, se bashku me sekretaren e tij, per te pare sesa gjyqe mund te gjykoje ky gjyqtar. Mbingarkesa e punes do te coje ne falsitet".
Kreshnik Spahiu
"Nese do te lajmerojme per kalendarin e inspektimeve, atehere do te jene keta gjyqtare qe nuk do te zvarrisin gjyqet dhe do te jene eficente, nderkohe qe me pas do te kthehen ne orgjine. por kjo gje do te conte ne deshtimin e inspektimeve".
Enkejed Alibeaj
Nuk ka ndodhur qe inspektoriati te hyje ne permbajtje te vendimeve gjyqesore. Ministri i Drejtesise ka per detyre administrimin e gjyqesorit. Pranojme dozat e larta te korrupsionit dhe ineficenses. Vendimi eshte i gjyqtareve, ndersa procesi eshte i paleve".
Thimio Kondi
"Disa dite me pare u vendos kontrolli i Gjykates se Dibres, qe na shqetesoi te gjitheve. Qe atehere ka kaluar shume kohe dhe nuk dihet cfare masash jane marre per ata gjyqtare dhe prokurore. Kur behet inspektim, materialet duhet t'i kalojne KLD-se".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›