Brokoli, “mik” i mushkërive
Sulforafani, një përbërës kimik që ndodhet te brokoli dhe tek të gjitha perimet e familjes të kroçifereve, shton përhapjen e një geni, të quajtur NRF2, që mbron qelizat e mushkërive nga sulmi i toksinave. Pacientët që marrin më tepër benefice nga një dietë që përmban elementë të tillë, janë ata që vuajnë nga bronkopneumopatia kronike ostruktiva (BPCO). Të paktën kështu pretendojnë ekipi i studiuesve të “Johns Hopkins Medical School”, i publikuar në numrin e fundit të revistës “American Journal of Respiratory and Critical Care Medicine”. Ky element kimik është në përgjithësi ashtu si dhe antioksidantët e tjerë që ndodhen te brokoli janë në gjendje të modifikojnë ekuilibrat mes reaksioneve të oksidimit dhe pakësimit në brendësi të qelizës, që janë shpesh përgjegjëse për formimin e radikaleve të lira, të cilat mund të modifikojnë ekuilibrat metabolikë të qelizave polmonare deri në pasjen e një funksionimi të mirë. Brokoli, falë sulforafanit dhe vetive të veta antioksidante, duket perimja më e mirë për çdo lloj shqetësimi: në fakt, janë dyfishuar kërkimet që tregojnë efekte pozitive ndaj lëkurës, vetive antitumorale dhe sot ndaj mushkërive, që dihet që janë nën kërcënim të vazhdueshëm nga duhani dhe smogu.