Shqipëria në garë në Fondin e Mijëvjeçarit
• Zv.kryeministri Gazmend Oketa tha dje në një konferencë për shtyp se, Bordi Drejtues i Programit të Sfidës së Mijëvjeçarit ka ftuar Shqipërinë të paraqesë projektet e saj për fazën e dytë të Programit të Pragut.Ky program është vazhdimi i ndihmës që Shqipëria përfitoi një vit e gjysmë më parë, kur mori prej Bordit një fond prej 14 milionë dollarë për luftën kundër korrupsionit. Ky program, sipas Oketës, mund të fillojë menjëherë me përfundimin e programit që është në zbatim, pra pas muajit tetor 2008. "Dje u mblodh në Uashington DC Bordi Drejtues i Programit të Sfidës së Mijëvjeçarit, i cili vendosi të ftojë qeverinë shqiptare të zhvillojë dhe të paraqesë një vazhdim të Programit të Pragut në kuadër të një 'Faze të Dytë' të këtij projekti. Ky vazhdim i projektit, siç theksohet në njoftimin e mbledhjes, 'bazohet në suksesin e Programit të Pragut që aktualisht po zbatohet prej më shumë se një viti dhe do të mbështesë vazhdimin e përpjekjeve të reformave për të ndihmuar Shqipërinë të bëhet vend kompakt'", tha zv.kryeministri. Numri dy i qeverisë tha se Bordi ka vlerësuar si pozitive projektet e qeverisë shqiptare, me fondin prej 14 milionë dollarë, duke vendosur t'i kërkojë asaj projekte për pjesën e dytë të këtij programi. "Duhet të kuptojmë që vetë projekti i Pragut të Sfidës së Mijëvjeçarit në zbatim e sipër, i referohem këtu jo vetëm Shqipërisë, por projektit të korporatës në përgjithësi rimodelohet, pasi faza e dytë e programit të Sfidës së Mijëvjeçarit, e programit Threshold, nuk ka ekzistuar, por është një risi", tha më tej Oketa.FinancimiMe fondin prej 14 milionë dollarë, qeveria shqiptare krijoi 'one stop shop' për regjistrimin e biznesit; shkarkimi on-line i dokumenteve tatimore, pagesa on-line e taksave dhe tatimeve, si dhe filloi aplikimi në mënyrë pilot i prokurimeve on-line.