E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruceloza dhe tuberkulozi shqetësuese për mjekët

27/01/2005  

BERAT/ Bluzat e bardha bëjnë analizën. Arritje në fushën e lindjeve

BERAT – Spitali rajonal i Beratit, ka zhvilluar dje analizën e punës së tij për vitin 2004.

Duke e vlerësuar punën e vartësve të tij për vitin 2004, Ladi Kumaraku, drejtori i spitalit, në raportin e tij kërkoi që të mos kalohet në vetëkënaqësi.

“Kur ne themi se mbaroi kurimi i pacientit, aty kemi gabuar. Edhe pse shifrat e vdekjeve në spital janë minimale, sërish janë të kushtueshme për ne, pasi, gjithsesi, kemi të bëjmë me jetë njerëzish. Kujdesi dhe impenjimi duhen maksimal për të parandaluar qoftë edhe një rast të vetëm vdekje, kur bëhet fjalë për të kuruar një pacient të rritur apo të mitur...”, u shpreh drjetori i spitalit, Ladi Kumaraku.

Këtë arritje e tregon më së miri edhe ulja e vdekshmërisë foshnjore dhe e të rriturve në ambientet e spitalit, ku për 365 ditët e vitit 2004, ka pasur vetëm 16 të vdekur, nga të cilët vetëm një të mitur, kujtoi drejtori.

Më pas, kreu i spitalit u ndal në raportin për vitin 2004, ku mes shifrave i bëri një pasqyrë punës së bluzave të bardha.

Sipas këtij raporti, mësohet se për vitin 2004 kanë marrë ndihmë mjekësore në spital, 10141 pacientë më pak se viti 2003, nga të cilët 1350 pacientë kanë qenë nga fshati. Gjithsej gjatë vitit 2004, kanë marrë ndimën mjekësore në spital, 53976 pacientë, ndërsa për raste të sëmundjeve të tjera pacientëve u është shërbyer edhe me vizita, konsulta e këshilla në spital, në repartin e urgjencës, në klinikat e lagjeve, në klinikën qendrore të qytetit si dhe në familje e në klinikat në qendrat shëndetësore të komunave. Gjithsej ky numër pacientësh, që ka marrë ndihmë të tillë mjekësore për vitin 2004, ka qenë në 156823.

Sipas Kumarakut, mësohet se janë zbuluar dhe trajtuar me mjekim specifik për vitin 2004, 14 raste të pacientëve me sëmundjen e tuberkulozit, si dhe disa raste më bruceloz, ku në të shumtën e rasteve pacientët kanë qenë emigrantë.

Për sa i përket lindjeve, për Kuamrakun, rezulatet tregojnë për një arritje në këtë sektor, që ka pasur spitali Rajonal i Beratit.

“Një rëndsi të veçantë u kemi kushtuar edhe lindjeve në maternitet, ku gjatë vitit 2004 kanë lindur 1392 foshnje, nga të cilat 929 lindje kanë qenë normale. Lindjet e fëmijëve tregojnë për një punë të kujdesshme që mjekët dhe i gjithë efektivi kanë bërë në kompleks, ndërsa tregojnë për një rritje të cilësisë së shërbimeve mjekësore te njerëzit në nevojë”, u shpreh Kumaraku në analizën e djeshme.

Për mjekime dhe shërbime, rëndësi të veçantë është treguar edhe për fëmijët në repartin infektiv, ku janë trajtuar mbi 1135 fëmijë, ndërsa rastet e vdekjes së tyre kanë qenë “zero”.

Rezarta Gjata

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›