E Diel, 1 Nëntor 2026

Të rrethuar nga bora dhe nga terri

27/01/2005  

MIRDITE/ Të gjitha fshatrat izolohen nga qyteti

MIRDITË - Reshjet e dëborës kanë kaluar një metër e dyzet centimetra në rrethin e Mirditës. Që prej 24 orësh është ndërprerë futnizmi me energji elektrike në komplet fshatrat dhe komunat e këtij rrethi. Sipas burimeve të informacionit nga Drejtoria e Elektrikut në qytetin e Rrëshenit mësohet se defektet në rrjetin elektrik kanë ndodhur kryesisht si rezultat i rrëzimit të shtyllave të tensionit elektrik, si dhe këputjes së telave të korentit që përcillnin energji, ndërkohë që në të gjithë zonat e dëmtuara janë shpërndarë elektricistët, të cilët po punojnë për riparimin e defekteve. Ndërkohë që shtabi i emergjencës është ngritur që para tri ditëve dhe po punohet për t’u ardhur në ndihmë banorëve. Janë të izoluar nga dëbora pothuajse komplet rrugët rurale të zonave të Rrigës, Rrëshenit, Kurbneshit, Komunës Selitë, Kthellë, Orosh, Fan, Kaçinar, ku është ndërprerë plotësisht lidhja me qytetin. Sipas nënkryetarit të Bashkisë Rrëshen, Dod Pepkola, janë të izoluar plotësishtë tre fshtrat Kulme, Sheshaj dhe Malaj i Epër. Ndërkohë që vetëm qyteti ka energji elektrike. Deri tani, sipas tij, në zonat e thella nuk ka patur probleme shëndetësore, por mund të lindin në ditët në vazhdim si rezultat i temperatuarave të ulëta dhe kjo rrezikon plotësishtë jetën e njerëzve”. Ndërkohë që komisariati i policisë Rrëshen, nën drejtimin e Agron Balias, ka shpërndarë punonjës policie në të gjithë fshatrat e rrethit, për t’u ardhur në ndihmë banorëve në rastë emergjente, ku për çdo orë me radio njoftohet oficeri i rojës për situatën e krijuar në zonat e Mirditës. Po kështu si rezultat i ndërhyrjes së këtij komisariati në bashkëpunim me ndërmarrjen e rrugëve, aksi rrugorë nacional rrugorë Milot – Fushë-Arrëz është i kalueshëm deri në vijën ndarëse me Mirditën e Pukën. Eshtë ndërprerë qarkullimi i mjeteve në drejtim të Kukësit. Aksi rrugorë Mirditë Fushë-Arrëz është i bllokuar plotësisht si rezultat i rënies së tre orteqeve të dëborës në Qafë Mali dhe mbi qytetin Fushë-Arrëz.

Bashkia Rrëshen

Bashkia Rubik

Komuna Selitë

Komuna Kthellë

Komuna Orosh

Komuna Fan

Komuna Kaçinar

Të gjitha këto komuna e bashki

janë pa energji elektrike

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›