E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruceloza, mungojnë fondet për vaksinat

BERAT - Drejtoria e Bujqësisë së Beratit nuk ka fonde të mjaftueshme për të përballuar rastet e brucelozës. 

Kryeveterineri i kësaj drejtorie, Ferdinand Mimani, është shprehur se sektori i veterinarisë pranë kësaj drejtorie ka marrë masa urgjente për të parandaluar përhapjen në shkallë të gjerë të brucelozës. Por, sipas tij, fondet e ardhura prej 6 milionë lekë nga ministria përkatëse nuk plotësojnë as 22 për qind të kërkesave. “Ne sot disponojmë 6 mijë doza vaksinash për të gjurmuar e kuruar brucelozën, nga 42 mijë të tilla që aktualisht duhen për gjithë Qarkun e Beratit”, ka theksuar Mimani. Mësohet se brenda harkut kohor prej një vit e gjysmë në këtë qark janë eliminuar, pasi janë konstatuar të infektuara, 310 kokë bagëti. Gjatë kësaj periudhe janë prekur 53 persona, 11 prej të cilëve janë infektuar në 6 muajt e fundit.                                    d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›