Plagosja, llogari Malit të Zi
Incidenti në kufirin ujor me Malin e Zi ka vënë në lëvizje policinë dhe diplomacinë shqiptare.
SHKODER/ RITVAN DIBRA
Ministria e Brendshme dhe ajo e Jashtme i dërguan dje nota proteste homologëve të shtetit fqinj, për plagosjen pa shkak dhe paralajmërim të peshkatarit Hysen Skënderaj.
Policisë malazeze i është kërkuar sqarim menjëherë pas dëshmisë së peshkatarit 57-vjeçar nga spitali i Shkodrës, por përgjigjja është marrë vetëm pasditen e djeshme, kur përfaqësues të policisë së Shkodrës dhe asaj të Shtetit janë takuar me kolegët matanë kufirit. Ata kanë konfirmuar këtë fakt, duke pohuar se një grup pune është ngritur menjëherë për të zbardhur në detaje ngjarjen. Sipas tyre, vetëm pas hetimit dhe verifikimit të momentit kur u shënua ngjarja do të mund të jepet një raport i detajuar. Mësohet nga burime të policisë së Shkodrës se pala malazeze ka kërkuar gjykimin e incidentit si rastësor, duke mos ndikuar në bashkëpunimin e policisë dhe marrëdhënien që ekziston mes dy shteteve. Ndërkohë që hetimet nisën nga pala malazeze, Prokuroria e Shkodrës ka hapur tashmë çështje penale për dy rojet kufitare, me akuzën e “vrasjes së mbetur në tentativë”. Sipas dëshmisë së marrë nga peshkatari Skënderaj, mesditën e së martës, me varkën e tij ai kishte arritur deri në afërsi të postës kufitare të Shëngjergjit. Ai pohoi se, po lëshonte rrjetat në zonën shqiptare të kufirit ujor në lumin Buna. Por në këtë kohë dy policë malazezë, njëri me uniformë policie dhe tjetri me uniformë ushtrie, i kanë bërë thirrje atij në gjuhën malazeze: “Dogji vamo, ovde ima ribe”, (eja këtej, këtu ka peshk). Skënderaj ka treguar se e ka refuzuar ftesën e tyre dhe duket se përgjigjja i ka irrituar ata. Pa paralajmërim ndaj tij është qëlluar me breshëri automatiku, duke e lënë të plagosur në nofull. Me shpejtësi, peshkatari ka kthyer varkën dhe për rreth 1 orë është munduar të largohet sa më shumë rrezes së plumbave. Me këmbë ka mbërritur deri në shtëpinë e tij në fshatin Luarz të Velipojës, prej nga të afërmit e transportuan në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet jashtë rreziku për jetën. Ngjarja e ndodhur në ujërat ndërkufitarë është e paprecedent, pasi prej vitesh nuk janë shënuar të tilla mes kufitarëve malazezë dhe shtetasve shqiptarë.
Reagon Ministria e Jashtme
Ministria e Jashtme deklaroi dje se, një notë proteste është përgatitur për homologen e Malit të Zi, pas ngjarjes së ndodhur në ujërat kufitare mes dy vendeve. Sipas të dhënave të kësaj ministrie, palës malazeze do t’i kërkohet sqarimi zyrtar i incidentit, i shkaktuar nga rojet kufitare. Nisur nga fakti se është qëlluar pa paralajmërim një peshkatar, i cili ndodhej i vetëm në varkën e tij, e ka bërë pozitën e punonjësve malazezë tepër të rëndë. Ministria shqiptare kërkon një shpjegim nga diplomatja malazeze, duke e cilësuar ngjarjen si cenim të marrëdhënieve mes dy vendeve.