E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma e “Albpetrol”-it, “hetim” parlamentar

FIER – Zbatimi i kritereve të ndjekura për shkurtimet e bëra nga reforma në “Albpetrol” do të “hetohen” së fundmi nga një grup parlamentar. 

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit pranë Kuvendit të Shqipërisë ka dërguar dje drejt Fierit deputetët Ilir Bano, Fatmir Xhindin, Pilo Kërrin e Flamur Hoxhën. “Kemi ardhur të marrim të dhëna për të arritur në një konkluzion për zbatimin e kritereve të reformës të kryer tashmë në “Albpetrol”. Objekt i kontrollit parlamentar sot në kompaninë naftënxjerrëse shqiptare “Albpetrol” është vetëm mënyra e kryerjes së reformës”, mësohet t’i ketë komunikuar deputeti Bano, drejtorit të Përgjithshëm të “Albpetrol”, Ylli Gjoni. Zanafillë për iniciativën hetimore parlamentare, e cila do të konkludojë të premten, ka qenë kërkesa e sindikatës së naftës e depozituar pranë këtij komisioni.                                    m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›