“Hakmarrja”, avokatët kërkojnë pafajësi për bombën te VEFA
TIRANE – Mbrojtësit e të akuzuarve si anëtarë të “Hakmarrjes Shqiptare për Drejtësi”, kërkuan dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda pafajësi për klientët e tyre.
Në materialin prej 84 faqesh të lexuar nga avokat Dylber Mani, u kundërshtua pretenca e organit të akuzës, e cila ishte 134 faqe. 10 të akuzuarit si anëtarë të “Hakmarrjes”: Orik Shyti, Laert Shyti, Altin Arapi, Nikolin Novruzaj, Pasho Novruzaj, Roland Shyti, Kreshnik Spahiu, Gentian Caka, Gëzim Gjoni dhe Dritan Hate, akuzohen për 17 krimet më të rëndë të ndodhur gjatë viteve 1993 – ’96 në Tiranë e Vlorë, duke përfshirë këtu pengmarrje, grabitje me pasoja të rënda, vrasjen e ish-kreut të Burgjeve, Bujar Kaloshi dhe shpërthimin e autobombës te supermarket “VEFA”. Mbrojtja theksoi dje faktin se gëzhojat e supozuara të gjetura në vendngjarjen e grabitjes së IAP, “provojnë” edhe dy ngjarje të tjera dhe që nuk janë përmendur nga Prokuroria. Ndërsa për bombën te VEFA mbrojtja tha se nga njëri gjykim tek tjetri, për plot 12 vjet, tashmë akuza ka evoluuar për shefin e “Hakmarrjes” nga Leart Shyti, tek i vëllai, Oriku, që është 5 vjet më i vogël. Gjithashtu, sipas tyre, bie në sy dyshimi se dikush është i interesuar që të fshehë faktin se autobomba u shpërthye me telekomandë nga distanca. fa.ma.