Vdekja e foshnjës, mjekja dënohet 150 mijë lekë
Mjekja pediatre është fajtore për vdekjen e 1-vje-çares Keona Llabanji.
KORÇE/ JORGJETA GJANÇI
Gjykata e Korçës deklaroi dje se mjekja Zhaneta Babliku kishte provokuar humbjen e jetës së foshnjës me mjekimin e pakujdesshëm të saj. Dënimi për humbjen e fëmijës ka qenë vetëm në vlerë financiare, sipas të cilit mjekja duhet të shlyejë 150 mijë lekë gjobë, nga 200 mijë që kërkoi Prokuroria. Plot dy vjet pas ngjarjes, gjyqtari Maksimiljan Kuqo, gjatë një gjykimi të gjatë, siguroi prova të mjaftueshme për të vërtetuar fajësinë e mjekes pediatre. Zvarritja për 1 vit e gjysmë të gjykimit të kësaj çështjeje, siç ka bërë të ditur edhe vetë organi gjyqësor, erdhi për shkak se grupet e ekspertëve kishin dhënë variante të ndryshme rreth vdekjes së vogëlushes. Ata u thirrën në sallën e gjyqit dhe deklaruan verbalisht rreth ekzaminimeve të tyre. Më në fund, ekspertë nga Tirana përcaktuan se pakujdesia e mjekes solli për pasojë vdekjen e vajzës. Mjekja nuk ka mundur të konstatojë se fëmija kishte gëlltitur një trup të huaj (fasule), që i kishte mbetur në grykë dhe që duke u bymyer e çoi fëmijën në asfiksim, duke e mjekuar për ftohje të rëndë. Kanë qenë mjekët ligjorë dhe specialistë pediatër të thirrur nga trupi gjykues nga Tirana që kanë nënvizuar faktin se në rast se do të ishte vërejtur trupi i huaj dhe do të ishte hequr ai nga gryka e vogëlushes ajo do t’i kishte shpëtuar asfiksimit. Prokurorja e çështjes i ka paraqitur trupit gjykues kartelat dhe grafitë, por edhe dëshmitë e specialistëve të fushës. Shumica e kolegëve të Bablikut e kanë quajtur të pamundur identifikimin e fasules në trake. Ajo u gjet vetëm pas autopsisë, mbasi nëpër grafitë që i ishin kryer fëmijës nuk dallohej. Foshnja u mbajt në gjendje të rëndë në spital dy ditë e dy net dhe nga simptomat që ajo kishte pasur nuk u dyshua se kishte trup të huaj në grykë. Prindërit e Kleas në atë kohë ishin emigrantë në Greqi, ndërsa vajzën ia kishin lënë nën kujdes të gjyshes në Devoll. Pas keqësimit të shëndetit të vajzës ata erdhën me urgjencë. Fill pas vdekjes së vogëlushes dy prindërit Alket dhe Suela Llabanji ngritën pretendimin se mjekja nuk kishte treguar kujdesin e duhur për kurimin e të voglës. Para se të shtrohej në Pediatrinë e Korçës fëmija ishte paraqitur në spitalin e Bilishtit, ku mjekët kishin dyshuar për pneumoni.
Nis gjyqi për 2 mjekët e QSUT-së
TIRANE – Mbrojtësit e dy mjekëve të akuzuar për vdekjen e fëmijës 16-muajsh Orges Dardha kërkuan dje në Gjykatën e Tiranës që ata dhe klientët e tyre të njiheshin me dokumentet që ndodhen në dosjen penale. Kërkesa u bë pasi prokurori lexoi aktakuzën në ngarkim të kirurgut Ramazan Isufaj, shef i pavijonit të Kirurgjisë faciale në QSUT, dhe anestezistit Bensar Shuteriqi. Dardha ndërroi jetë më 9 tetor 2006, ndërsa ekspertiza nxori elementë të mjekimit të pakujdesshëm të formës së neglizhencës që ndikuan në vdekje.