E Shtunë, 31 Tetor 2026

HALLET DHE IDEALET

SCRIPTA MANENT

Nuk e kisha takuar qe nga viti 2001 kur me erdhi ne zyre njesoj si para ca diteve por asokohe ishte i buzeqeshur e tani fytyren ia kishte mbuluar nje hije merzie. Dallimi mes takimit tone te para disa diteve dhe atij te largetit nuk kishte te beje vetem me buzeqeshjen e tij te dikurshme dhe merzine e tanishme ne fytyre por edhe me ate se atehere e prisja te vije e tani erdhi i paftuar. Asokohe ishte thuajse femije ende pa i mbushur te njezetat. Ishte djali dhe femija i vetem i nje mikut tim i cili paraprakisht me tregoi hallin qe kishte me te birin dhe kerkonte ta ndihmoja pasi atij vete nuk ia nxirrte goja ti thote te mos shkoje atje ku e thirrshin shoket kerkonte nga une ta bindja birin e tij te vazhdonte vitin e pare te studimeve e te mos i bashkengjitej UCK-se se atehershme. Por njesoj si edhe mikut tim edhe mua assesi nuk me jepej ti thosha ndash mos shko andaj bera nje strategji tjeter si ta shtyja sa me shume shkuarjen e tij ne lufte. Pra kur asokohe me erdhi ne zyre i propozova te priste me arsyetimin se me duhej kohe te kontaktoja me ata te malit qe te me tregonin ku te lajmerohej dhe si te arrinte deri atje e ne te vertete shpresoja se konflikti nderkohe do perfundonte. Pastaj ai erdhi edhe disa here te tjera te me pyeste a e kisha rregulluar punen dhe ku duhej te paraqitej.

Shkurt thene asaj pranvere te larget te vitit 2001 bera cmos qe ta zvarrisja shkuarjen e djalit te mikut tim ne radhet e UCK-se sa shkaku i moshes se tij te re po aq ngaqe ishte femije i vetem edhe pse e dija se edhe per prindin qe ka shume femije cdonjeri nga ata eshte i vetem dhe i vecante. Por mbase ai e lexoi strategjine time andaj pernjehere u zhduk e dhe nuk erdhi kurre me te me takonte. Ne vend te tij vinte i ati i cili kishte nje tjeter kerkese ti lajmerohesha ndonje miku tim atje ne mal e ta lusja mundesisht ta kontrollonte vrullin rinor te djalit te tij. Nuk kisha rruge tjeter si ta qetesoja zemren e nje prindi perpos te shtiresha se cdo dite kontaktoja me komandantet e UCK-se duke mos i treguar se edhe me ato disa miq nga rajoni i Likoves se Kumanoves e kisha nderprere komunikimin pasi qe shkaku i sigurise komandantet e UCK-se asokohe ua kishin marre telefonat celulare. Dhe jo se nuk u perpoqa te gjeja ndonje lidhje e te informohesha se ku ndodhej i biri por nuk ia dola te beja asgje konkrete. Megjithate pyetjeve te mikut tim se a kisha kontaktuar me ndonjerin nga ata kryesoret u pergjigjesha se cdo gje e kisha rregulluar dhe se i biri i tij eshte nen kujdesin e njerezve qe u besoj. Pra i qetesoja prinderit e tij por disa muaj me radhe jetoja me friken mos i ndodhte dicka qe pastaj tere jeten te mbaja mbi shpine barren e genjeshtres sime. Por ec e thuaj se Zoti nuk i ndihmon ngandonjehere edhe genjeshtaret djali i mikut tim u kthye nga lufta shendosh e mire e mua me mbeti nderi i pamerituar se kisha bere dicka qe ai te mos pesonte gjate konfliktit te 2001.

Ja ai i riu i dikurshem i buzeqeshur e tani nje njezetenentevjecare i merzitur eshte ulur perballe meje. E pyes pse nuk erdhi asnjehere te me tregonte si kishte kaluar me shoket e luftes dhe qeshem te dy mbase shkaku se pernjehere ndermendem lojen qe ia kishim kurdisur une dhe babai i tij. Pastaj ai vendos mbi tavoline gazeten e perditshme maqedonase ku ate dite ishte botuar edhe nje dosje e radhes per bashkepunetoret e policise serbe nga radhet e BDI-se. Kesaj radhe behej fjale per dosje trishtuese ate per njerin nga themeluesit e UCK-se dhe udheheqes i saj gjate konfliktit ne Maqedoni. Nderkohe ai nxori nga xhepi dhe disa fotografi te bera gjate konfliktit te 2001. Ne mesin e tyre eshte edhe ajo ku ai mburrshem qendron prane komandanteve te vet. Nuk e kuptoj ckerkon nga une por per nje cast ai e ul koken. Cke e pyes duke mos e kuptuar cka e mundon. Une mburresha me UCK-ne me thote ai. Vazhdo te mburresh edhe me tej i them vazhdo te jetosh me krenarine e nje te riu qe u tregua me i guximshem se une dhe prinderit frikacake qe beme cmos ta pengonim shkuarjen e tij ne radhet e UCK-se. Por kujt ti besoj tani kesaj qe thuhet neper dosje apo asaj qe i besoja une me pyet ai. Mos i beso askujt derisa te zbardhet e tere e verteta i them. Besoji idealit tend besoji emblemes se UCK-se dhe mos i lejo askujt ta njollose ate sepse ajo nuk ngerthen ne vetvete as vlerat e as te metat e nje individi por idealin e nje rinie qe flijoi me te vlefshmen qe pati per popullin e vet. Mesohuni ju te rinjte ti besoni vepres qe beni e jo personazheve qe duan ate ta pervetesojne si prone te tyre vazhdoj ta qetesoj.

Ai me shikon i habitur. I grumbullon fotografite e shperndara mbi tavolinen time te punes dhe kujdesshem i fut ne xhep. Pastaj i them se jeta eshte beteje mes te mires e te keqes se njeriu duhet ti besoje te mires ne vetvete dhe ate duhet ta mbroje nga e keqja e te tjereve. Pastaj i shpjegoj se edhe une i kam perkrahur ata qe tani i akuzojne si ish-spiune te policise serbe i them se gjithmone do mburrem me tekstet ku shpalosja qellimet antishqiptare te atyre qe donin e duan ta zhvleresojne nje lufte te lavdishme te rinise se shqiptareve te Maqedonise. Dhe kete e kam bere e do e bej pse i besoj idealit te asaj rinie dhe te popullit tim e jo individeve te caktuar i them te riut te cilit ngadale i kthehet buzagazi ne fytyre. Pastaj ai me pershendet e une mbetem ne zyre i bindur se kemi rini te mrekullueshme te cilen duhet ta mbrojme nga prodhuesit e baltes politike dhe nga intrigat e se djeshmes.

Po ai shkoi e mua me la thuajse me po ate trishtim qe ndieja ne vitin 2001 kur babai i tij me lajmeroi se me dite te tera djali nuk i ishte kthyer ne shtepi. Ate dite ai e la ne zyren time trishtimin e gjithe atyre neteve te largeta kur ai ishte ne mal e une i kisha genjyer prinderit e tij se kisha folur me ata te UCK-se qe te kujdeseshin per te ngaqe e kishin djale dhe femije te vetem. Dhe ai u kthye ne shtepi shendosh e mire ngaqe e kishte mbrojtur besimi rinor ne idealin e vjeter me qindra vite te nje populli qe enderronte lirine e vet. Ai shkoi e une fillova te mendoj per ata qe tani kane dilema kujt ti besojne. Pastaj fillova te perballesha me hamendesime valle cdomethenie tu jepja ketyre dosjeve shkaku i te cilave shqiptaret e Maqedonise ndihen si te mbuluar nga mjegulla e paqartesive e qe ndoshta eshte qellimi paresor i atyre qe i shpalosin ato. Dhe pernjehere me erdhi keq pse nuk mu kujtua ti them te riut qe posa e braktisi zyren time se kjo qe ndodh eshte shperthim i qelbit nga plaget e se djeshmes sone andaj kjo rini nuk duhet te lejoje te infektohet nga ajo qelbesire. Duhej ti thosha se kjo qe ndodh me subjektet politike te shqiptareve te Maqedonise shpjegon se ato ishin e mbeten ne periferi te ngjarjeve dhe objekt manipulimi i te tjereve me ta se mbeten sherbetore te qarqeve politike maqedonase e jo te popullit qe perfaqesojne. Edhe shumecka doja ti them te riut qe kerkonte shpjegim per ate qe u ndodh sot shqiptareve te Maqedonise por ajo ishte dite kur edhe une jetoja ne mjegullen e paqartesive ishte dite kur e kupton sa i pafuqishem ndihet nje popull qe ka perfaqesues te cilet nuk mund ta mbrojne as vetveten nga manipulimet policore e le me popullin. Pra ajo ishte dite kur e kupton se edhe pas njezet viteve pavaresi te Maqedonise shoqeria shqiptare ne te ende ka mbetur nen kontrollin e qarqeve policore maqedonaso-serbe te cilat qarqe kur te duan mund te iniciojne grindje nderpartiake brendashqiptare e qe pastaj ato me lehte te mund ti pastrojne llogarite me shqiptaret e rrezikshem per shtetin. Andaj edhe eshte e pamundur ta kuptosh se kush ua kurdis kete loje shqiptareve te ketushem qarqet policore serbe apo Gruevski i ndihmuar nga Beogradi. Eumlshte e pamundur ta kuptosh se valle keto dosje kane per qellim ti zbulojne apo ti mbulojne spiunet e vertete. Por nje gje eshte e qarte duke qene ne pozite te zgjedhin se a do behen perfaqesues te denje politike te popullit te vet apo kapitaliste te ardhshem shumica e politikaneve shqiptare zgjodhen te pasuroheshin ne llogari te popullit andaj tani duhet ta paguajne faturen e zgjedhjes se bere. Fature te cilen vasali herdo-kurdo e paguan me koken e vet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›