E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel , Di Rupo: Ditë tragjike për të gjithë Belgjikën

BRUKSEL - Kjo është një ditë tragjike për të gjithë Belgjikën, deklaroi sot kryeministri belg, Elio Di Rupo duke u shprehur se e ka mësuar me dhimbje aksidentin e një autobusi belg ku si pasojë humbën jetën të paktën 28 persona në Zvicër, 22 prej të cilëve fëmijë.

"Kryeministri e mësoi me trishtim lajmin për aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në Zvicër. Kjo është një ditë tragjike për të gjithë Belgjikën'', deklaroi në një komunikatë Di Rupo.

"Mendimet e mia të para shkojnë në vendin e viktimave, anëtarët e familjeve të tyre dhe të afërmit'', vijon komunikata.

Qeveria belge po përdor të gjitha mjetet e nevojshme që anëtarët e familjeve të viktimave të informohen në mënyrë korrekte me dinjitetin më të madh.

Të paktën 28 persona, 22 prej të cilëve fëmijë humbën jetën në një aksident rugor të ndodhur në Sierre, në jug të Zvicrës, njoftoi sot agjencia e lajmeve SDA-ATS.

''Autobuzi ishte me targa të Belgjikës'', theksoi agjencia e lajmeve.
Automjeti që po udhëtonte në drejtim të Sionit u përplas me një mur të tunelit të autostradës mes daljes lindore dhe perëndimore të Sierres. Automjeti doli nga rruga për shkaqe që ende janë të paqarta dhe është përplasur me murin e tunelit. Autobusi transportonte 52 persona, dy klasa me prejadhje nga Flandres, qytetet e Lommelit dhe Heverlee.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›