Bruksel, BE samitnjë ditor, masatë reja antikrizë
BRUKSEL- Vendet anëtare të BE kërkojnë rregulla të reja financiare, në mënyrë që të përballohen efektet e krizës. Samiti një ditor i cili mbahet në Bruksel, do ti kërkojë Këshillit dhe Komisionit Europian të vazhdojë me ndryshimet e nevojshme dhe ti referohet samitit që do të mbahet sërish në tetor. Sipas draftit të konkluzioneve, në të cilin do t’i referohen krerët e 27 vendeve të BE, të gjitha vendet e BE duhet të aplikojnë rregulla të reja për sa i përket buxheteve shtetërore dhe kornizave afatmesme fiskale, të cilat duhet të jenë në përputhje me paktin e stabilitetit. Kështu thuhet në draftin e konkluzioneve të Këshillit të Europës, në të cilin specifikohet se efektet e këtyre rregullave duhet të vlerësohen nga komisoni dhe Këshilli Europain.
Për këshillin europian në kuadër të disiplinës së bilanceve, “agjencitë e statistikave duhet të jenë krejtësisht të pavarura”, dhe duhet të garantohet cilësia e të dhënave statistikore.
Para nisjes së samitit kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh me tone të ashpra për ato vende që nuk respektojnë rregullat. “Duhet të taksohet ai që ka vënë në rrezik tregun”, është shprehur kancelarja gjermane, duke theksuar idenë e një takse mbi bankat dhe një takse mbi transaksionet financiare. Për kancelaren gjermane, tregjet financiare duhet të jenë më të përgjegjshme.
(m.a/News24/BalkanWeb)