E Diel, 1 Nëntor 2026

“Edvin Kristaq Kutia do të përgjigjet për çdo qindarkë që u ka grabitur qytetarëve të Tiranës”

Reagimi i Partisë Demokratike

Selia e PD-së kërkon hetim të plotë për aferat e rënda të Bashkisë së Tiranës, e cila për vite me radhë ka zhvatur qytetarët, për të kënaqur interesat personale të kryebashkiakut

Rëndimi i xhepave të qytetarëve të kryeqytetit sipasojë e taksave të larta dhe njëherazi fantazmë, ka sjellë reagimin e Partisë Demokratike. Selia e PD-së u shpreh dje se kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama do përgjigjet për abuzimet financiare të shkaktuara qytetarëve të kryeqytetit, përmes taksave fantazma dhe stratosferike.
Zëdhënësja e PD-së tha se Rama dhe klani i pinjollëve të nomeklaturës kanë vjedhur dhe shpërdoruar taksat e Bashkisë, për të shlyer mitingashët.
“Këto ditë Edvin Kristaq Kriza dhe pinjollët e bllokut u kapën me presh në duar pasi kanë vjedhur dhe shpërdoruar taksat e qytetarëve të Tiranës për të paguar mitingashë, për të paguar ujin dhe ushqimet e kampingut 19 ditor para kryeministrisë apo shpifjet dhe deklaratat raciste kundër shqiptarëve ndërkohë që nga ana tjetër keqpërdorin mediat e lira të vendit me dokumente të falsifikuara në të cilat, njeriu që jeton dhe është i mbrojtur vetëm me kultin e armikut, nxori dhe ish kryetarin e Partisë Socialiste si sekretar të Partisë Demokratike. Edvin 2K apo shoku Kryetar Kutia i rrethuar nga një grup lakejsh që bërtasin çdo ditë fluturon fluturon kryetari, nxjerr para shqiptarëve çdo ditë fytyrën e tij prej një mashtruesi ordiner e të paskrupullt duke fabrikuar shpifje e trillime të cilat mund të prodhoheshin nga mendjet haluçinante në spitalet psikiatrike”, u shpreh zëdhënësja e PD-së.
Sipas saj, Partia Demokratike i deklaron Edvin Kristaq Kutisë se do të japësh llogari për çdo qindarkë që u ke grabitur qytetarëve të Tiranës dhe se të gjitha mekanizmat ligjore do të përdoren për të të dhënë përgjigjen që ti meriton si shtyllë kryesore e korrupsionit në Shqipëri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›