Rama: Këmbanate PE bien përBerishën
TIRANË- Kreu i PS, Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të PE, që i bëjnë thirrje palëve politike të zgjidhin sa më parë krizën, me qëllim mos pengimin e procesit të liberalizimit të vizave. Kryesocialisti shpreh keqardhje që i vetmi njeri që nuk pranoi të negociojë për krizën është kryeministri Berisha. Sipas Ramës këmbanat e fundit të PE, bien pikërisht për të.
“Zgjidhja përmes kompromisit është e mundshme, i vetmi njeri që nuk e pranoi zgjidhjen e mundshme përmes transparencës ishte Sali Berisha. Këmbanat e Parlamentit Europian bien për të. I falënderoj miqtë dhe partnerët tanë për ndihmën e derikëtushme të cilët shprehin keqardhje për të mbajtur mbyllur kutitë ku fshihen manipulimet e votave. Sali Berisha është gati ti mbajë mbyllur në kurriz të liberalizimit të vizave”, - deklaroi kreu i PS.
Në deklaratën e tij kreu i selisë rozë bëri me dije se PS nuk tërhiqet nga kërkesat e saj për transparencën e zgjedhjeve. “Ne nuk ndalemi në betejën tonë për transparencë. Opozita nuk i negocion të drejtat e saj, nuk e braktis kauzën e saj”, - nënvizoi Rama.
(m.a/BalkanWeb)