Edi Rama ç’nuk po bën, për t’u qerasur me një takim ose me një “tryezë”
Sot është e enjte, dita e fundit që Edi Rama i kishte vënë afat vetes, për të “shtrirë” në kohë, “ultimatumin” e radhës të sajuar prej atij vetë “në emër të ndërkombëtarëve”. Ky “ultimatum”, as më shumë e as më pak, sipas sajesave të Edi Ramës, pretendohej se ishte lëshuar nga ndërkombëtarët, si afati i fundit, që Berisha e Rama të gjenin “zgjidhjen e ngërçit”, ndryshe do “të dënoheshin” me një ftesë tjetër, për një darkë tjetër, te një ndoshta “Crocodile” tjetër, diku në Europë.
E gjitha tymnaja, me “ultimatume” të sajuara, përveçse ishte një pjellë e mendjes së Edi Ramës, rezulton, që prej ditës së sotme, se nuk ka asgjë tjetër të vërtetë.
Për sa i përket qëllimit të gjithë kësaj tymnaje me histori “ultimatumesh” të sajuara nga Edi Rama, ai (qëllimi) nuk është se lidhje thjesht dhe vetëm me dëshirën që Edi Rama, mund të ketë për të konsumuar një tjetër darkë në ndonjë restorant luksoz, diku në Europë. Por, pavarësisht “anoreksisë” së Edi Ramës, në funksion të qëllimit të tij, i cili ka amplifikuar e ka amplifikuar histori me “ultimatume”, ka një përqindje dëshire. Dhe kjo përqindje dëshire lidhet, me dëshirën e Edi Ramës, për t’u ulur në një tryezë me Sali Berishën, kot fare, pa diskutuar biles aspak, për kutitë por vetëm sa për tu fiksuar nga kamerat dhe aparatet fotografikë. Pas kësaj tryeze sa të supozuar aq edhe të dëshiruar prej Edi Ramës, ai do ta ketë më të lehtë, që në këmbim të ofrimit të tipit të “tolerantit”, do ta ketë më të lehtë të bindë anëtarësinë dhe militantët e partisë, për tërheqjen nga ideja boshe e tij, në emër të “transparencës së zgjedhjeve”.
Aq e vërtetë është kjo dëshirë e madhe dhe e shfrenuar e Edi Ramës, për tu ulur në një tryezë me Sali Brishën thjesht dhe vetëm për një alibi, sa ndërsa vetë nuk ia mbajti dy ditë më parë, të “konfirmonte” (mos)ekzistencën e saj, dje, si ai që “nxjerr gështenjat nga zjarri me duart e tjetrit”, nuk kishte harruar të ndërsente mediat e kontrolluara prej tij, ti binin tam-tameve me histori “ultimatumesh” tryezash darkash në restorante luskoze, diku nëpër Europë.
I gjori...
Duke pasur bindje se gënjeshtrën e tij, e besojnë Taulant Balla apo Endri Fuga, Edi Rama, i cili për çdo ditë ndërsa lexon nëpër gazetat e tij, sikurse ndjek edhe nëpër televizionet e tij, “kronikat” për “ultimatume” ndërkombëtarësh, arrin deri atje sa t’i besojë edhe vetë.
Por ndërsa ditët kalojnë e kalojnë dhe saktësisht sot jemi në kufirin e fundit kohor, të “ultimatumit” të fundit, Edi Rama çnuk do të jepte që gazetat dhe televizionet e tij, mos të amplifikonin sajesat e tij, por, këto gënjeshtra me ultimatume (megjithëse gënjeshtra) t’ju vinte mendja vetë, për ti servirur si (jo) të vërteta. Ndoshta, ndoshta Edi Rama, nga sot do të hedhë në tregun mediatik, “ultimatumin” e radhës, për “ta shtyjë sa ta shtyjë”, por në rast se atij do ti vinte një sinjal se mazhoranca është e gatshme të ulet në një tryezë me atë, ai, pa e bërë të gjatë, pa një pa dy, do ti vinte shqelmin, mediave të tij, pse jo edhe pronarëve të këtyre mediave, që duket se gjënë më të rëndësishme në ëkto ditë “ultimatumesh”, kanë riparimin e pusetave të rrugëve të Tiranës.
E ndërsa pusetat e rrugëve të Tiranës, po dalin njësh me sipërfaqen e rrugës, Edi Rama, i zhytur në batakun e sajuar prej vetë atij, për të dalë në sipërfaqe, gjendet mes dy zjarresh: ose të hedhë në tregun mediatik “ultimatumin” e radhës, ose të ngrejë çmimin e uljes në një tryezë, “sa për sy e faqe”, me drejtues të mazhorancës...