Erjon Korini:E fejuara më ikudy herë nga shtëpia
TIRANE- “Kishim një muaj që nuk shkonim mirë. Madje më ka ikur dy herë nga shtëpia”, - kështu është shprehur për oficerët e skuadrës së zbulimit të krimeve ndaj jetës dhe shëndetit, këngëtari 33-vjeçar Erjon Korini.
Këngëtari ndodhet i siguruar në ambientet e izolimit të policisë prej pasdites së te martes, kur u shoqërua me akuzën e “shtyrjes drejt vetëvrasjes së mbetur në tentativë” të së fejuarës së tij, Marvina Stefa. Pasditen e se martes, 24-vjeçarja qëndroi për gati gjysmë ore në parvazin e ballkonit në katin e katërt të banesës në rrugën “Babë Rexha” në Tiranë, ku bashkëjetonte me Korinin, duke e kërcënuar se do vetëhidhej. Vajza u largua nga skuadra e operacioneve speciale dhe RENEA, ndërsa në vendngjarje ndodheshin edhe shërbime të shumta të komisariatit numër 2 të policisë së Tiranës. Sipas policisë vajza kishte shenja të dukshme dhune, ndërsa u dyshua se ishte pikërisht kjo dhunë që e kishte detyruar atë të tentonte të vetëvritej. Policia shoqëroi dhe më pas arrestoi Korinin, i cili ndodhej në banesë kur ndodhi ngjarja. çifti kishte gati 4 muaj e gjysmë që bashkëjetonte dhe xhelozitë bëheshin shpesh shkak për grindje mes tyre. Vetë këngëtari ka pranuar problemet dhe grindjet e vazhdueshme me të fejuarën, me të cilën sipas tij, kishte të paktën një muaj që nuk “merrej vesh” më. Ndërsa ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj të fejuarës, Korini ka pretenduar se në dy raste kjo e fundit i kishte ikur nga shtëpia, por ishte kthyer sërish për të bashkëjetuar. Në fakt, Stefa ka deklaruar në polici se ndaj saj i fejuari ushtronte dhunë sistematike, madje e kishte futur edhe në vaskë me ujë të ftohtë si ndëshkim.
(d.b/GSH/BalkanWeb)