Ferguson lavdëron Welbeckun

Trajneri i Djajve të Kuq, Sir Alex Ferguson, ka thënë fjalë të mira për sulmuesin Danny Welbeck, goli i të cilit ia siguroi fitoren Manchester Unitedit në derbin ndaj Arsenalit.
Antonio Valencia e shënoi golin e parë në Emirates, ndërsa pas barazimit të Robin van Persiet, ishte Welbeck ai që e siguroi fitoren.
“Ai është fantastik. Mënyra e tij e angazhimit, lëvizjet, gjatë gjithë kohës është në krah të mbrojtësit dhe i gatshëm të depërtojë, dhe vërtet ka mundur të shënojë pesë gola”.
“Mendoj se ka pasur katër raste për gol. Prandaj ishte pa fat sot, por ai shënoi një gol të rëndësishëm”, ka pohuar Sir Alex për Sky Sports.