E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukseli: Heqja e vizave për Ballkanin Perëndimor mund të fillojë brenda fundit të vitit

Krisztina Nagy, zëdhënësja e komisionerit evropian për Zgjerimin, Olli Rehn, deklaroi sot për disa agjenci ndërkombëtare lajmesh se se vendet e Ballkanit Perëndimor, që do të përmbushin një sërë kriteresh të përcaktuara, do të përfshihen në të ashtëquajturën lista e bardhë Shenghen në fund të vitit 2009, apo në fillim të vitit të ardhshëm. Zëdhënësja sqaroi se Komisioni Evropian aktualisht po punon për vlerësimin e progresit të secilit vend i Ballkanit Perëndimor në përmbushjen e kritereve për një regjim të lirë pa viza me BE-në. Nagy shtoi se sapo një raport mbi këtë çështje do të përfundojë, Komisioni do t'u rekomandojë vendeve anëtare të BE-së heqjen e regjimit të vizave me vendet që plotësojnë kriteret. Sipas saj, një thirrje e tetë ministrave të Jashtëm të BE-së për heqjen e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor riafirmon vendosmërinë e Komisionit Evropian për të parë progresin e këtyre vendeve në këtë drejtim. Ajo theksoi se pas përmbushjes së kritereve, vendet e bllokut 27-anëtarësh do të marrin një vendim përfundimtar që do t'u mundësonte vendeve të Ballkanit Perëndimor të përfitojnë nga një regjim pa viza me BE-në në fund të vitit, ose në fillim të vitit 2010.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›